Flash

Nisim problemet mes Meghan Fox dhe Machine Gun Kelly

Lapsi.al 11 May 2022
Nisim problemet mes Meghan Fox dhe Machine Gun Kelly

Marrëdhënia e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly është “pjesë e paqëndrueshme dhe pjesë dashuri intensive”- siç përshkruhet nga burime të afërta.

“Emocionet e tyre intensive mund të dalin si shumë toksike, por të dyve duket se u pëlqen të komunikojnë në një mënyrë gjysmë agresive me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë të tillë që kur u takuan. Ata kalojnë nëpër grindje të shkurtra intensive.”

Kjo gjë mesa duket ka shqetësuar jo pak familjarët dhe të afërm të cilët nuk janë të sigurt për këtë marrëdhënie.

Këto aludime dolën në pah më shumë në prill kur Megan u duk e bezdisur nga i fejuari i saj kur ai u përpoq t’i tregonte asaj pak dashuri në një tapet të kuq.

Dyshja të cilët u fejuan në janar zakonisht nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit, kështu që interneti po gumëzhinte kur ata dukeshin sikur kishin disa probleme.

Fansat u shprehën se Megan duket e shqetësuar dhe se periudha e muajit të mjaltit ka përfunduar tani fillon realiteti.

Megan u shpreh në një intervistë mjaft e emocionuar për takimin e parë me të fejuarin e saj.

“Ai ka fizikun që e kam manifestuar që kur isha katër vjeç. Unë jam gjithashtu katër vjet më i madh se ai. Pra, mendoj se e bëra atë. Mendimet dhe synimet e mia e bënë atë personin që është, kush e di se si do të dukej apo do të ishte sikur të mos isha unë”-u shpreh ajo.

Të këshilluara

Angela Bassett nderohet me doktoratë nderi

Aktorja e njohur Angela Bassett ka zbuluar së fundmi se ka marrë një doktoratë nderi nga Universiteti Old Dominion në Virxhinia. "Arsimi është me të vërtetë ...

18:00

Shitet në ankand piktura e Marilyn Monroe

Së fundmi një pikturë e Merilyn Monroe nga Andy Warhol u shit për 195 milionë dollarë në një ankand bamirësie të Christie's duke vendosur një rekord për veprën ...

17:10

Arrestohet reperi Young Thug

Reperi i njohur Young Thug, u arrestua të hënën me dyshimin për përfshirje në bandë dhe komplot për të shkelur ligjin e shantazhit penal të Xhorxhias. Reperi...

14:52

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI