Flash

Masakrat ruse, Zelensky: Po na mbaron durimi për negociatat e paqes

Lapsi.al 11 May 2022
Masakrat ruse, Zelensky: Po na mbaron durimi për negociatat e paqes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se durimi i Kievit po mbaron për zhvillimin e negociatave me Rusinë, duke pasur parasysh dëshmitë në rritje të mizorive të kryera nga ushtria ruse, sipas CNN.

“Ne jemi të gatshëm t’i zhvillojmë këto negociata, këto bisedime, derisa nuk është shumë vonë,” tha Zelensky.

“Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra të vdekur, rastet e përdhunimeve, me çdo mizori të re, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia e zgjidhjes së kësaj çështjeje në mënyrë diplomatike”, shtoi ai.

Zelensky shprehu gjithashtu vendosmërinë e tij se Kievi do të fitojë luftën dhe do të marrë përsëri të gjitha territoret që i përkasin Ukrainës. Ai përsëriti nevojën që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duke bërë thirrje për hapa konkretë.

“Ukraina vetëm do të forcojë shtetet e tjera, ushtria jonë ka demonstruar aftësitë e saj. Njerëzit tanë e kanë treguar forcën,” tha Zelensky.

Të këshilluara

Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë në Europë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron një luftë në Europë, por dha një paralajmërim për qeveritë perëndimore që mbështesin Ukrainën, si...

14:14

Bill Gates-in e zë Covidi

Filantropisti miliarder dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates tha të mërkurën se ai ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po përjeton simptoma të lehta. “Ka...

12:28

SHBA rrit financimin për Ukrainën

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar më shumë se 40 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën, ndërsa Kongresi përpiqet të mbajë rrjedhën e ndihmës ushtarake ...

08:15

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI