Flash

Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë në Europë

Lapsi.al 11 May 2022
Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë në Europë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron një luftë në Europë, por dha një paralajmërim për qeveritë perëndimore që mbështesin Ukrainën, sipas CNN.

“Nëse jeni të shqetësuar për perspektivën e luftës në Europë, ne absolutisht nuk e duam këtë, por po përqëndrohem te deklaratat e Perëndimit se Rusia duhet të mposhtet.

Bëjini vetë llogaritë”, tha Lavrov.

Lavrov dukej se po i referohej komenteve si ato të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili tha muajin e kaluar se Uashingtoni dëshiron “të shohë Rusinë të dobësuar në atë masë sa të “heqë dorë” nga pushtimi i Ukrainës.

Rusia është përpjekur vazhdimisht të justifikojë pushtimin e saj në Ukrainë si një luftë kundër neonazistëve ukrainas dhe zgjerimin e NATO-s në Europën Lindore, forca që, sipas Kremlinit, përbëjnë një kërcënim ekzistencial.

Lavrov ka aluduar më parë për rrezikun e një lufte më të gjerë, madje edhe atë bërthamore, një retorikë që presidenti amerikan Joe Biden e quajti “të papërgjegjshme”.

Duke folur së bashku me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr Albusaidi, pas bisedimeve në Muscat të mërkurën, Lavrov tha se Moska ka blerës të mjaftueshëm të burimeve të saj energjetike, pasi Bashkimi Europian po konsideron ndalimin e importeve  të naftës ruse.

“Ne kemi mjaft blerës të burimeve tona energjetike. Ne do të punojmë me ta dhe do ta lëmë Perëndimin t’i paguajë shumë më tepër sesa i ka paguar Federatës Ruse,” tha ai.

Të këshilluara

Bill Gates-in e zë Covidi

Filantropisti miliarder dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates tha të mërkurën se ai ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe po përjeton simptoma të lehta. “Ka...

12:28

SHBA rrit financimin për Ukrainën

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar më shumë se 40 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën, ndërsa Kongresi përpiqet të mbajë rrjedhën e ndihmës ushtarake ...

08:15

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI