Flash

Koment për konferencën me gazetarët/ Ramës po i dalin djajtë nga shishja

Lapsi.al 11 May 2022
Koment për konferencën me gazetarët/ Ramës po i dalin
Rreth një javë pasi “Reporterët pa kufi” treguan me gisht kryeministrin e Shqipërisë se është fajtori i drejtpërdrejtë për humbjen e 20 vendeve vetëm brenda një viti, në klasifikimin e lirisë së shtypit, duket se gazetarët që i shkuan në konferencë Edi Ramës e kishin dëgjuar këtë kambanë. Sot në seancën e pyetje- përgjigjeve me reporterët për problemet e reformës në drejtësi, ata treguan disa shkëndija se si duhet të jetë raporti i vërtetë i mediave me pushtetin politik. Gazetarja Ambrozia Meta, e cila u shndërrua edhe në mollën e sherrit në replikat me “Reporters sans frontieres”, pas përjashtimit të saj nga konferencat e shtypit, bëri një akt që nuk e shohim rëndom. Kur Rama nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes së një kolegeje të saj të MCN TV, ajo e përsëriti pyetjen. Rikthimi i këtij solidariteti të humbur mes kolegësh, që nuk e lejojnë veten të nëpërkëmben nga trysnia që shefi i qeverisë ushtron mbi pronarët e tyre, është një akt prej gazetari rrace.  Por “stari” i ditës sot u bë gazetari i A2CNN, Klevi Muka i cili fillimisht e pyeti kryeministrin nëse ishte e moralshme që të fliste për drejtësinë dhe të mbante në krah një ministër Drejtësie si Ulsi Manja që ka dalë në përgjimet e dosjes së vjedhjes të zgjedhjeve në Dibër. Këtë pyetje normale, kryeministri e etiketoi si tejkalim etike dhe aty për aty mori përgjigjen që e la të shtangur: “nëse mendoni se etika mësohet më mirë në shkollën e pikturës sesa në atë të gazetarisë, atëhere vazhdoni”. Lexo me tej:

Video/ Gazetari që shtangu Ramën me pyetjen për Ulsi Manjën

Me këtë qëndrim, që e nxori nga shinat “armikun e mediave të lira”, gazetari Muka nuk mbrojti vetëm dinjitetin dhe integritetin e tij, por mbi të gjitha atë të gjithë kolegëve dhe sidomos atë të atyre që përfaqësojnë TV e mëdha, të cilët, kur nuk përsërisin përmendësh pyetje të parapërgatitura, kanë shqetësimin e vetëm që të mos i prishin punë padronëve të tyre. Por një aradhë e re reporterësh duket se po kërkon të çlirohet nga ky rol i turpshëm i pyetësit- papagall. Ata po ndërgjegjësohen për përgjegjësinë publike që kanë mbi supe dhe po kërkojnë të emancipohen nga etiketimi si korrier i pronarit në sallonin e kryeministrit. Dhe me këtë po nderojnë veten e tyre duke nxjerë qesharakë zvarranikët me formim londinez. 

Pse turfulloi Rama kundër raportit për degradimin e lirisë së mediave

Shembulli i Klevi Mukës, njësoj si modeli tashmë i instaluar i Ambrozia Metës, janë dëshmi se me çfarë lehtësie mund të griset perdja e propagandës. Mjafton shumë pak për t'i mbivendosur realitetin butaforisë, kur në punën e gazetarit dinjiteti e mposht servilizmin. Një shembull të qartë e pamë sot, kur Rama u detyrua ta ndërpresë konferencën e shtypit.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

Lufta për bukën

Nga Edmond Laçi E ndërsa konflikti ruso- ukrainas ka hyrë në muajin e tretë, njerëzimit i është shpallur një tjetër luftë. “Armiku” këtë herë ka hyrë pa bomb...

13:55

Berisha dhe Yuri Kim si Met Veliu

Incidenti i dhunshëm i Sali Berishës sot në kuvend kundër Alibeajt, ashtu si shumë mediave, nuk i shpëtoi as lajmeve të pavarura të Top Channel. Me anë të repor...

18:26

Lufta mbi tokë dhe “paqja” nën të

Nga: Edmond Laçi E ndërsa mbi tokën ukrainase që nga 24 shkurti vazhdojnë luftimet e ashpra, shumë pak metra poshtë tankeve, ekziston “paqja” dhe vëllazëria....

09:12

Një propozim që mund ta shpëtojë Bashën

Minimalisht ti je në dijeni të faktit se si me gjithë përpjekjet e bëra, nuk arrite të mbushësh as sallën e Pallatit të Kongreseve me demokratë të thjeshtë e jo...

15:40

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI