Flash

Kënga më e klikuar në Eurovision ajo e Ronela Hajatit

Lapsi.al 11 May 2022
Kënga më e klikuar në Eurovision ajo e Ronela Hajatit

Gjysmëfinalja e Eurosong 2022 u mbajt mbrëmjen e djeshme në Torino. Shqipëria, e përfaqësuar nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale. Mirëpo, kjo nuk e ndryshon aspak suksesin e këngës. Performanca e Ronelës është videoja e dytë më e klikuar nga gjysmëfinalja e parë, pas asaj të Ukrainës.

Ukraina, e përfaqësuar nga Kalush Orchestra me këngën “Stefania” kanë arritur më shumë së 1.1 milion klikime deri në këtë moment që po shkruhet artikulli. Kjo është mëse e kuptueshme duke qenë se sytë e gjithë botës janë momentalisht nga Ukraina. Po ashtu, kënga e veçantë dhe shumë ritmike i ka bërë të gjithë të kërcejnë.

“Përfaqësimi i vendit tuaj është gjithmonë përgjegjësi, për ne është edhe më shumë”, tha grupi gjatë konferencës së parë për media.

Të vetëdijshëm për polemikat, grupi thotë se qëllimi është vetëm një - më shumë vëmendje për muzikën ukrainase dhe vetë vendin.

“Dikush thotë se mund të fitojmë për shkak të luftës, por kënga jonë ishte në Top 5 të preferuarat edhe më parë, që do të thotë se ajo pëlqehet. Shpresojmë që pas performancës tonë të ketë edhe më shumë vëmendje për muzikën ukrainase dhe për të gjithë vendin."

Ronela, nga ana tjetër, ka arritur të bëjë për vete shumë njerëz që e kanë mbështetur vazhdimisht edhe online dhe janë shprehur të zhgënjyer për moskualifikimin e saj. Videoja e performancës së saj numëron mbi 812 mijë klikime deri tani, pa kaluar ende 24 orë.

Të këshilluara

90-vjetori i Valentino, detajet që nuk i dinit

Stilisti i famshëm Valentino Garavani mbush sot 90 vjeç dhe në këtë përvjetor të veçantë, po ju bëjmë një përmbledhje të 10 gjërave që ndoshta nuk i dinit për t...

11:32

Angela Bassett nderohet me doktoratë nderi

Aktorja e njohur Angela Bassett ka zbuluar së fundmi se ka marrë një doktoratë nderi nga Universiteti Old Dominion në Virxhinia. "Arsimi është me të vërtetë ...

18:00

Shitet në ankand piktura e Marilyn Monroe

Së fundmi një pikturë e Merilyn Monroe nga Andy Warhol u shit për 195 milionë dollarë në një ankand bamirësie të Christie's duke vendosur një rekord për veprën ...

17:10

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI