Flash

OBSH: Që nga fillimi i luftës, Rusia ka kryer 200 sulme në godina shëndetësore

Lapsi.al 10 May 2022
OBSH: Që nga fillimi i luftës, Rusia ka kryer 200 sulme në godina

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, forcat ruse kanë goditur 200 godina të kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bëri gjithashtu thirrje Rusisë të ndalojë luftën, shkruan CNN.

Duke folur nga Kievi pasi kaloi dy ditë në Ukrainë, Tedros tha se ishte “thellësisht i prekur” nga ajo që kishte parë dhe dëgjuar. Tedros tha se sulmet ndaj godinave të kujdesit shëndetësor “duhet të ndalen”, duke shtuar: “Ka një ilaç që OBSH nuk mund ta japë dhe për të cilin Ukraina ka nevojë më shumë se çdo tjetër, dhe kjo është paqja”.

“Pra, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë këtë luftë,” tha ai.

Tedros tha se diskutoi situatën shëndetësore në vend me zyrtarët ukrainas dhe tha se OBSH do të vazhdojë të mbështesë sistemin e kujdesit shëndetësor të Ukrainës.

“Mesazhi im për të gjithë popullin e Ukrainës është se OBSH është pranë jush,” tha ai.

Shefi i OBSH-së tha se, pavarësisht nga shkatërrimi, ai ka parë gjithashtu rezistencën e jashtëzakonshme të Ukrainës.

Të këshilluara

Çmimi i benzinës arrin nivel rekord në SHBA

Çmimet me pakicë të benzinës kanë shënuar një tjetër rekord në SHBA, pasi furnizimet e karburanteve janë kufizuar që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës,...

11:00

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI