Flash

Çmimi i benzinës arrin nivel rekord në SHBA

Lapsi.al 10 May 2022
Çmimi i benzinës arrin nivel rekord në SHBA

Çmimet me pakicë të benzinës kanë shënuar një tjetër rekord në SHBA, pasi furnizimet e karburanteve janë kufizuar që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt dhe sanksioneve Perëndimore kundër Moskës.

Kostoja mesatare e një gallon benzinë me pakicë ka shkuar në 4.374 dollarë këtë të martë, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave.

Ky çmim kalon rekordin e mëparshëm, ku një gallon benzinë kushtonte 4.4.331 dollarë.

Stoqet globale të karburantit po pakësohen pasi kërkesa është rikthyer në nivelet para pandemisë së Covid-19, ndërsa furnizimet janë kufizuar që prej pushtimit të Ukrainës dhe sanksioneve pasuese ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët Perëndimorë, shkruan Skynews.

Megjithatë, çmimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara mbeten dukshëm më të ulëta se te konsumatorë të tjerë të mëdhenj si Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Franca, ku taksat e larta rrisin edhe koston e karburantit.

Të këshilluara

Greqia rihap ambasadën e saj në Kiev

Njoftimi për rihapjen e ambasadës greke në Kiev është bërë nga ministri i jashtëm grek Nikos Dendias. Në krye do të jetë konsulli Manolis Androulakis. Gre...

14:20

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI