Flash

Camila Cabello në finalen e ‘Champions’

Lapsi.al 10 May 2022
Camila Cabello në finalen e ‘Champions’

UEFA ka konfirmuar se kantautorja kubano/amerikane Camila Cabello do të performojë live përpara ceremonisë së hapjes së finales së Ligës së Kampionëve në Paris më 28 maj.

Camila Cabello është planifikuar të kryesojë ceremoninë e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve EUFA 2022. Këngëtarja e bëri të ditur lajmin me një video shumëngjyrëshe në të cilën këndon hitin e saj të vitit 2017 “Havana”.

Kësaj radhe, “Pepsi” ka zgjedhur këngëtaren Kubane , Camila Cabello, për të ndezur skenën e Parisit gjatë sfidës Real Madrid-Liverpul.

Camila e cila u bë e famshme me këngë si ‘Bam Bam’ ‘Señorita’ dhe ‘Havana’ do të performojë përpara finales së “Stade de France” në Paris, ndërsa Real Madridi përballet me Liverpool-in në një përsëritje të finales së 2018-ës të mbajtur në Kiev.

Me anë të një postimi në Instagram-in e saj, Cabello shkruan: “Jam e emocionuar që do të performoj në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve e mundësuar nga Pepsi. Unë synoj të bëj një shfaqje vërtet të veçantë, duke bashkuar frymën e trashëgimisë sime latine dhe një ndjenjë bashkimi për adhuruesit e sportit dhe muzikës në të gjithë botën. Kam shumë surpriza për ju”.

Të këshilluara

Filmat e rinj për muajin maj në Netflix

Netflix mund të ketë humbur një numër të konsiderueshëm përdoruesisht, por le të themi që kjo nuk ka ndikuar ende tek përmbajtja e platformës. Vetëm gjatë majit...

18:19

Sërish akuza nga Ray J për Kim Kardashian

Historia e videos së famshme të seksit mes Kim Kardashian dhe Ray J ka qënë përsëri në qëndër të vëmendjes pas shumë vitesh. Kim kishte frikë se një video e dyt...

16:30

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI