Flash

Sërish akuza për Ezra Miller

Lapsi.al 9 May 2022
Sërish akuza për Ezra Miller

Aktori Ezra Miller është akuzuar së fundmi  se hodhi një karrige mbi një grua 26-vjeçare në Hawaii.

Tmz ka publikuar një audio nga thirrja e policisë së viktimës së dyshuar e cila akuzon aktorin e Flash-it se i ka hedhur mobiljet teksa ajo thotë se  ka ftuar atë dhe dikë tjetër në shtëpinë e saj duke përdorur emrin e tyre kur flet me autoritetet.

"Unë kam Ezra Miller në shtëpinë time tani," tha viktima. “Ne u kemi ofruar atyre shtëpinë tonë dhe ata erdhën në shtëpinë tonë dhe po na kërcënojnë tani. [Më goditën në kokë me një karrige.”

Gjatë telefonatës, gruaja - emri i së cilës nuk u u zbulua u shpreh se nuk kishte nevojë për kujdes mjekësor  por thjesht kishte nevojë për "policinë këtu tani". "Ata po përpiqen të largohen nga ambientet tona tani," tregoi ajo. "Ata po largohen me një kamion gri."

Përpara hedhjes së supozuar të karriges, Miller u arrestua  në mars dhe u akuzua për sjellje të çrregullt dhe ngacmim pasi thuhet se i bërtiti disa personave që po këndonin karaoke. Dy personat më pas paraqitën një urdhër ndalimi pasi thanë se Ezra"hyri në dhomën e tyre" dhe tha "Unë do të të varros ty dhe gruan tënde" përpara se t'u vidhte sendet e tyre. Ai gjithashtu është kapur në kamera duke iu mohuar hyrja në një lokal pasi dyshohet se e kanë dëbuar nga një tjetër.

Sa i përket mënyrës sesi drejtuesit e Warner Bros dhe DC po e trajtojnë situatën, Rolling Stone raporton se ata kanë pasur një takim "urgjent" dhe kanë ndërprerë zhvillimin e projekteve të tyre për shkak të sjelljes së tij në xhirime./Lapsi.al

Të këshilluara

Ilda Bejleri në pritje të ëmbël

Panorama Plus ka zbuluar se Ilda Bejleri është në pritje të ëmbël. Ndërkohë Ilda nuk ka reaguar fare rreth këtij lajmi dhe nuk është çudi, duke qenë se ajo gjit...

12:45

Met Gala nuk kaloi pa një debat

Edhe pse “Met Gala” u mbajt para ca ditësh jehona e saj vazhdon pasi ca detaje kanë dalë në dritë. Mesa duket ka patur një “përplasje” mes Billie Eilish dhe Car...

09:47

Blac Chyna, në telashe me ligjin

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Blac Chyna është nën hetim penal pasi dyshohet se ka rrahur një grua në një bar. Burime të Departamentit të Polici...

12:17

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI