Flash

Punëtorët e incineratorit të Fierit në protestë për rrogat

Lapsi.al 9 May 2022
Punëtorët e incineratorit të Fierit në protestë

Rreth 20 punonjës të Inceneratorit të Fierit ditën e sotme janë ngritur në protestë pasi kanë 4 muaj që nuk kanë marrë rrogat.

Abc mëson se punëtorët kanë bllokuar hyrjen e Incineratorit dhe nuk lejojnë kalimin e automjeteve të rënda me mbetje urbane.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e këtij incineratori protestojnë për pagat.

Më 30 prill, rreth 30 punonjës protestuan për të njëjtën kauzë.

Inceneratori është sekuestruar nga SPAK dhe është vendosur një administrator nga shteti.

Prej disa muaj SPAK ka nisur hetimet për kompanitë që fituan koncesionet e inceneratorëve në vend.

Të arrestuar dhe në hetim për impiantin e mbetjeve në Fier janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i ministrisë, Alqi Bllako dhe ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi. Ish zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit.

Referuar hetimit, ata i kanë paraqitur dokumente të falsifikuara qeverisë për shpronësimin e truallit ku u ndërtua inceneratori duke shkaktuar një dëm afro 16 milionë lekësh.

Të këshilluara

Tërmeti godet Kretën, mësohet forca e tij

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur mesditën e së dielës ishullin e Kretës. Forca e tërmetit ka qenë 4.3 ballë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëm...

16:18

Moti sot, kthjellime dhe rritje temperaturash

Do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti të jetë i  kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominant...

08:34

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI