Flash

Përfaqësuesesja e Maqedonisë së Veriut hedh flamurin në tokë, rrezikon tërheqjen nga festivali

Lapsi.al 9 May 2022
Përfaqësuesesja e Maqedonisë së Veriut hedh flamurin në

Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut ka bërë një reagim të ashpër ndaj përfaqësueses së këtij vendi në Eurovision, Andrea Koevska, për shkak të hedhjes së flamurit shtetëror.

Shërbimi publik në asnjë mënyrë nuk qëndron pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësuesit tonë të Eurovizionit, i cili me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj – thonë nga RTVM dhe bëjnë të ditur mundësinë që ajo të tërhiqet nga Eurovisioni.

Gjatë sesionit fotografik në Torino të Italisë, pasi ka pozuar me flamur, Koevska e ka hedhur atë në dysheme, për të vazhduar pozat. “Radio Televizioni i Maqedonisë dënon ashpër veprimin e përfaqësueses sonë në ‘Eurovision Song Contest 2022’, Andrea Koevska, e cila hodhi në tokë flamurin shtetëror gjatë fotosesionit në Torino”.

“Shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësueses sonë të Eurovisionit, e cila me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj”.

“RTVM pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë. Shërbimi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovisioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme RTVM-së”.

Të këshilluara

Amy Schumer infektohet me Covid-19

Amy Schumer ka zbuluar së  fundmi se duhej të anulonte setin e komedisë së së shtunës në Netflix is ​​a Joke festival  pasi rezultoi pozitive për COVID-19. N...

14:10

Sërish akuza për Ezra Miller

Aktori Ezra Miller është akuzuar së fundmi  se hodhi një karrige mbi një grua 26-vjeçare në Hawaii. Tmz ka publikuar një audio nga thirrja e policisë së vikt...

13:47

Ilda Bejleri në pritje të ëmbël

Panorama Plus ka zbuluar se Ilda Bejleri është në pritje të ëmbël. Ndërkohë Ilda nuk ka reaguar fare rreth këtij lajmi dhe nuk është çudi, duke qenë se ajo gjit...

12:45

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI