Flash

Ilda Bejleri në pritje të ëmbël

Lapsi.al 9 May 2022
Ilda Bejleri në pritje të ëmbël

Panorama Plus ka zbuluar se Ilda Bejleri është në pritje të ëmbël. Ndërkohë Ilda nuk ka reaguar fare rreth këtij lajmi dhe nuk është çudi, duke qenë se ajo gjithmonë e mban shumë diskrete jetën e saj private.

Burime për Panorama Plus kanë bërë me dije se moderatorja është në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Ilda nuk ka folur thuajse fare për partnerin e saj. Edhe pse u ngacmua nga Eni Shehu pak muaj më parë kur ishte e ftuar në “Love Story Talk”, ajo tha vetëm “jam e zënë”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Ndërsa po të njëjtat burime për Panorama Plus kanë thënë se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut.

Të këshilluara

Met Gala nuk kaloi pa një debat

Edhe pse “Met Gala” u mbajt para ca ditësh jehona e saj vazhdon pasi ca detaje kanë dalë në dritë. Mesa duket ka patur një “përplasje” mes Billie Eilish dhe Car...

09:47

Blac Chyna, në telashe me ligjin

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Blac Chyna është nën hetim penal pasi dyshohet se ka rrahur një grua në një bar. Burime të Departamentit të Polici...

12:17

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI