Flash

Carole Bouquet kritikon Madonnan: Si mund të shihet në pasqyrë

Lapsi.al 9 May 2022
Carole Bouquet kritikon Madonnan: Si mund të shihet në pasqyrë

E ftuar në emisionin “Sept a Huit”, aktorja franceze dhe ish-fytyra reklamuese e Chanel, Carole Bouquet, ka folur për kirurgjinë estetike dhe ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar këngëtaren Madonna.

“Kur i shoh njerëzit që iu janë nënshtruar procedurave estetike dhe kur këto ndërhyrje vihen re pak te personi, gjithmonë mendoj – ‘ndoshta’. Por, problemi është se gjithmonë bie në sy dhe nuk mund të mos e vini re. Prandaj – asgjë nga kjo”, ka thënë 64-vjeçarja.

Në vijim të bisedës, Bouquet përdori shembullin e korrigjimeve estetike të Madonnas për t’i mbështetur fjalët e saj me dëshmi.

“Më falni, por i pashë fotografitë e Madonnas dhe më zuri paniku, më trembi. Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes? Nuk është ajo. Është dikush tjetër”.“Për femrat nuk është e lehtë të përballen me plakjen, por është pjesë e jetës” – është shprehur tutje Carole – duke shtuar se ajo personalisht nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet një operacioni estetik për – siç thotë – “ta kthyer kohën pas.

Carole Bouquet ka luajtur në më shumë se 40 filma dhe do të mbetet më e njohur për rolin e saj si e dashura e James Bondit në filmin e vitit 1981, “For Your Eyes Only”, me Roger Moore në rolin e agjentit sekret.

 

Të këshilluara

Amy Schumer infektohet me Covid-19

Amy Schumer ka zbuluar së  fundmi se duhej të anulonte setin e komedisë së së shtunës në Netflix is ​​a Joke festival  pasi rezultoi pozitive për COVID-19. N...

14:10

Sërish akuza për Ezra Miller

Aktori Ezra Miller është akuzuar së fundmi  se hodhi një karrige mbi një grua 26-vjeçare në Hawaii. Tmz ka publikuar një audio nga thirrja e policisë së vikt...

13:47

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI