Britney Spears dhe Sam Asghari kanë zbuluar së fundmi se kanë caktuar datën e martesës së tyre.
Përmes rrjetit social,Instagram, Sam deklaroi se ata do të martohen sër shpejti por do u tregojnë fansave pasi të jetër zhvilluar ceremonia.
“Jeta jonë ka qenë një përrallë e vërtetë”, shkroi ai mbi një foto nga kur dyshja u fejuan për herë të parë në shtator 2021."Gëzuar Ditën e Nënës për ty që së shpejti do të bëheshi mbretëresha ime.Gjithashtu dita e madhe është caktuar!Por askush nuk do ta dijë deri ditën e nesërme", shkroi aktori në Instagram.
Në nëntor 2021, Spears njoftoi se kishte zgjedhur stilisten Donatella Versace për të bërë fustanin e saj të nusërisë.
Ajo publikoi një foto të saj me një fustan rozë të çuditshëm në atë kohë, "Jo ... ky nuk është fustani im i nusërisë !!!! Donatella Versace po bën fustanin tim ndërsa flasim".Që atëherë, Versace, 67 vjeç, është parë duke bërë disa vizita në pronën e artistes në Kaliforni.
Britney ka qenë e martuar me shokun e saj të fëmijërisë Jason Alexander për vetëm 55 orë më parë në vitin 2004, por ajo martesë u anulua.Më pas ajo u martua me Kevin Federline ,babai i djemve të saj, Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç në 2004. Ata u divorcuan në vitin 2007.Spears dhe Asghari janë në lidhje që nga viti 2016 pas takimit në xhirimet e videoklipit për "Slumber Party"./Lapsi.al
