Flash

SPAK, si kapak për qeverisjen e dështuar

Lapsi.al 9 May 2022
SPAK, si kapak për qeverisjen e dështuar

Disa ditë pas asamblesë kombëtare të partisë në pushtet, lajmi i vetëm që mbizotëroi peisazhin mediatik ishte ai i “mërzisë” së liderit suprem me punën e SPAK. Kryeministri i vendit, në rolin e viktimës, u ankua për selektivitetin e SPAK por dhe kërcënoi se mund t’i sosej durimi. Madje nuk u përmbajt të jepte direktiva se në duart e kujt ish- ave duhet të drejtohen prangat e prokurorisë speciale.

Kaq mjaftoi që e gjithë vëmendja e publikut të kurthohet në debatet se kryeministri nuk e kontrolloka drejtësinë e re, se ndonjë i penduar mund të rrezikojë vetë liderin, se ndoshta po përgatitet arrestimi i Berishës, etj etj. Këtë vorbull të re, të krijuar nga Rama, e trazoi më shumë edhe reagimi i SPAK, duke i dhënë kështu trajtën e një konflikti latent mes pushtetit dhe drejtësisë së re.

Lexo me tej:

Rama urdhëron SPAK për hetimin e Metës dhe Berishës

Në fakt, fjalimi alla Fidel Kastro i Edi Ramës, nuk kishte asnjë shtysë të ngjashme nga këto më sipër. Nuk ka asnjë dyshim që ai e kontrollon SPAK se deri ku duhet ta shtrijë hapin. Dosjet e mbyllura të vjedhjeve të zgjedhjeve, sulmi mbi gazetarët në skandalin e patronazhistëve, largimi në drejtim të panjohur i bosëve të inceneratorëve, distanca higjenike ndaj korrupsionit në nivelet më të larta, etj, janë dëshmitë e devotshmërisë së spakistëve ndaj të plotfuqishmit.

Qëllimi i Edi Ramës nuk është të stepi SPAK-un e as të trembi Berishën apo Metën. Në përfundim të vitit të parë të mandatit të tretë, ai ka nevojë të shpikë një sfidë të re, një betejë imagjinare mes të mirës dhe të keqes, një shënjestër tjetër për ta servirur si ushqim për publikun në vend të llogaridhënies për qeverisjen. Në mbyllje të këtij vitit të parë, shqiptarët nuk dëgjuan asgjë se si kanë punuar të mandatuarit prej tyre, a janë arritur objektivat nga secili ministër dhe a janë mbajtur premtimet e dhëna prej 9 vjetësh, nga uji i pijshëm e deri tek menaxhimi i krizës energjitike.

Edi Rama mbledh asamblenë, kur në fakt duhet të mbledhë bordin e transparencës e borde të tjera që ka sajuar, për të marrë në dorë situatën që po rrëshket drejt një krize ekonomike të qartë. Nuk gjen shembull të ngjashëm kur organi më i lartë i një partie në pushtet, nuk mblidhet për të kërkuar e dhënë llogari, por për të dëgjuar pallavrat e liderit dhe refrenin ezaurues me Berishë e Ilir Metë. Në vitin e nëntë të qeverisjes, kryeministri dhe ministrat do duhej të përgjigjeshin për punën e tyre dhe jo për punët e të tjerëve. Por përveç kronikave të montuara bukur, ku shfaqen ministret si kukulla e ministrat llërëpërveshur që i shpjegojnë liderit se si do të ndryshojë Shqipëria, partia në pushtet nuk i ofron asnjë mundësi analize apo llogaridhënie publikut.

Në pamundësi për të patur një bilanc qeverisje dhe për të debatuar mbi të, kryeministri po shpik tani fabulën me SPAK. Pas nëntë vitesh në pushtet, doli përsëri me tezën se fajin e ka Berisha dhe ata që nuk e marrin të pandehur atë. Në mandatin e parë sajoi betejën me prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, në mandatin e dytë armiku ishte Ilir Meta, në këtë të tretin shënjestra është SPAK, që nuk arreston armiqtë e mandatit të parë dhe të dytë.

Nuk kishte pamje më të mjerë se ajo e dhjetra burra e grave, që bëhen bashkë me orë të tëra për të dëgjuar liderin që u flet përsëri për Sali Berishën e Ilir Metën. Ndërkohë që logjika e forumeve të tilla është që partia t’u kërkojë llogari të mandatuarve se si kanë punuar, në rastin e PS i tregohet pushteteve të tjera se si duhet të punojnë.

Në një forum normal, kryeministri do të duhej të demonstronte se çfarë është bërë gjatë këtij viti të parë të mandatit të tretë. Pse është rritur borxhi, pse vazhdojmë të paguajmë një litër naftë 2 euro, si do të veprohet me rritjen e çmimeve, po me krizën në bujqësi, çfarë do të ndodhë me koncensionin e inceneratorëve? Përpata metaforave me Berishën non grata, kryeminsitri duhet të përgjigjej përpara atyre që e kanë zgjedhur se përse Departamenti i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë me një korrupsion të shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Dhe përpara se t’i tregojë SPAK çfarë grepash të përdorë për të kapur Berishën dhe Metën, të shpjegojë pse ai ka peshkuar individë që u dha pushtet, në bashki, kuvend e qeveri, që sot gjenden prapa hekurave.

Mbi këto çështje është jo vetëm interesi i socialistëve dhe publikut të gjerë, por edhe detyrimi i një kryeministri që të japë llogari. Mirëpo, i mbërthyer deri në grykë nga dështimi dhe abuzimi, Edi Rama në hyrje të vitit të dytë të mandatit të tretë, po na servir fabulën e radhës: Fajin e ka SPAK që nuk merret me Saliun dhe Ilirin. Në 9 vjet në krye të vendin vetëm këtë histori të kthyer e stërkthyer ka edhe si bilanc qeverisje edhe si mbulesë të aferave korruptive. Për këto, është e kotë të presësh që një ditë do të marrë përgjegjësi, prandaj përralla si kjo me SPAK do të vazhdojnë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama, një armik më shumë i medias së lirë

Edi Rama, gjithnjë e më shumë po u përngjan atyre liderëve që, të kapur vetëm pas pushtetit, i shpallin luftë kujtdo që kritikon apo nxjerr në pah anët e errëta...

18:51

Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij për të kuptuar se gjendja e mediave në Shqipëri është katastrofike. Konsumatorët gjithnjë me të zhgë...

17:59

A po përkulet Albin Kurti para Amerikës?

Nëse futesh në Google dhe e klikon Albin Kurti – Amerika, gjëja e parë që të shfaqet në këtë makinë të kërkimit është: A e duan shqiptarët Amerikën?, që është n...

12:35

Tre manipulime me peticionin kundër Yuri Kim

Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vetë kundër metodave dhe sjelljes së ambasadores amerikane Yuri Kim, ka tubuar sa hap e mbyll sytë gjit...

17:12

Imazhet e detyrueshme të Roland S.

Këtë fundjavë pak më të gjatë se të tjerat ma bëri krejt të veçantë një nga ato surpriza kulturore të cilat kemi fatin ti shijojmë rallë e më rallë. Si një dhur...

17:47

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48