Flash

4 muaj pa rrogë, reagimi i Tabakut për punonjësit e inceneratorit të Fierit

Lapsi.al 9 May 2022
4 muaj pa rrogë, reagimi i Tabakut për punonjësit e inceneratorit

Punëtorët e incineratorit të Fierit ditën e sotme kanë dolën në protestë për të kërkuar rrogat e prapambetura.

Sipas tyre ata nuk janë paguar që prej janarit të këtij viti (2022.)

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e cila ishte kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, përmes një postimi në Twitter akuzon qeverinë se kanë marrë lekët nga buxheti i shtetit për një incinerator që nuk ekziston dhe për më tepër nuk paguajnë as punëtorët.

“Ky po që është biznesi tipik i kësaj qeverie. Marrin 28 mln nga buxheti për një incenerator që nuk ekziston dhe s’paguajnë

as punonjësit! Paguhen kompani fantazma dhe transaksione në kompani offshore dhe jo të punësuarit! Vjedhja shekullit €430 mln”, shkruan Tabaku.

Punëtorët bllokuan hyrjen e landfillit dhe nuk lejojnë asnjë makinë me mbetje urbane që të kalojë. Ata kërcënuan se nuk do të largohen nga hyrja deri sa të marrin një përgjigje. Kjo është protesta e dytë  e punëtorëve të këtij incineratori. Në 30 prill punëtorët bënë sërish të njëjtën kërkesë dhe sipas tyre ka rënë në vesh të shurdhër  pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Të këshilluara

Tërmeti godet Kretën, mësohet forca e tij

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur mesditën e së dielës ishullin e Kretës. Forca e tërmetit ka qenë 4.3 ballë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëm...

16:18

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI