Flash

Liam Neeson reagon ndaj kritikave për racizëm

Lapsi.al 8 May 2022
Liam Neeson reagon ndaj kritikave për racizëm

Liam Neeson po trajton polemikat me të cilat u përball pasi tha tre vjet më parë se dikur kërkonte ndonjë njeri të zi të rastësishëm për ta "vrarë".

Aktori bëri një paraqitje së bashku me Paper Boi të Brian Tyree Henry në episodin e së enjtes të Atlanta.Në skenë, Neeson dhe Paper Boi janë ulur në një bar. Pasi Paper Boi merr pijen e tij Neeson i thotë: "Mund të kesh dëgjuar ose lexuar për shkeljen time që thashë se cfarë doja t'i bëja një djali zezak.  Një mikesha ime ishte përdhunuar dhe unë veprova nga inati".

“Kthej kokën pas dhe sinqerisht më frikëson”, vazhdon ai. " Më vjen keq. Kërkoj falje nëse lëndova njerëz," deklaroi Liam.

Në një intervistë të vitit 2019 me The Independent, Neeson kujtoi se si kishte kërkuar "hakmarrje" pasi dyshohet se një shoqe e tij u përdhunua. Aktori pohoi se po ecte në rrugë me një armë duke dashur të vriste një zezak, pasi kjo ishte raca e sulmuesit të saj. Megjithatë, ai pranoi se nuk po kërkonte në mënyrë specifike për sulmuesin e supozuar.

Mes një vale polemikash dhe dënimesh për komentet e tij, aktori i 'Taken' foli me Robin Roberts të Good Morning Amerca.

"Unë nuk jam racist", u shpreh ai , duke shpjeguar se ngjarja në fjalë ka ndodhur "gati 40 vjet më parë" dhe duke pretenduar se  "me siguri" do të kishte kërkuar për një burrë të bardhë me të njëjtin zemërim nëse shoqja e tij do të thoshte se sulmuesi i  saj i përshtatej atij përshkrimi.

Ai i tha Roberts, 61 vjeç, "Nëse ajo do të kishte thënë një irlandez, ose një skocez, ose një britanik, unë do të reagoja po njësoj.

"Unë po përpiqesha  të mbroja miken time të dashur në këtë mënyrë të tmerrshme mesjetare," rrëfeu Neeson. "Unë jam një djalë mjaft inteligjent. Kjo është arsyeja pse u trondita disi kur pasi pata këto ndjenja të tmerrshme. Fatmirësisht nuk ndodhi dhunë. Unë doja të sulmoja sepse shoqja ime u përdhunua brutalisht dhe unë po mbroja nderin e saj."/Lapsi.al

Të këshilluara

Blac Chyna, në telashe me ligjin

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Blac Chyna është nën hetim penal pasi dyshohet se ka rrahur një grua në një bar. Burime të Departamentit të Polici...

12:17

Jeta e stuhishme e Johnny Depp

Gjyqi i gjatë i Johnny Depp dhe Amber Heard për çështjen e dhunës në familje, solli në plan të parë jetën e stuhishme personale të aktorit. Ylli 58-vjeçar de...

16:30

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI