Flash

Amber Heard akuzon Johnny Depp për tradhëti gjatë martesës

Lapsi.al 8 May 2022
Amber Heard akuzon Johnny Depp për tradhëti gjatë martesës

Amber Heard ka deklaruar së fundmi në gjykatë  se ish-bashkëshorti Johnny Depp e tradhtoi atë menjëherë pas martesës së tyre në shkurt 2015.

Gjatë dëshmisë së saj të enjten, aktorja Aquaman pretendoi se Depp kishte një lidhje me një ish-partneer në fillim të martesës së tyrer. Heard tha jo shumë kohë pas udhëtimit të majit 2015 në Australi  ku të dy patën një grindje intensive, ajo zbuloi se iPad-i i Depp-it ishte i shkyçur  dhe gjeti mesazhe me një grua.

"Ai po i dërgonte mesazhe kësaj gruaje me të cilën kishte pasur një romancë në fillim të lidhjes sonë, kështu që unë e njoha emrin. Por data ishte menjëherë pas dasmës," tha ajo. "Pashë që ai kishte shkuar në shtëpinë e saj pasi u martuam. Me të arritur në Los Anxhelos, mendoj se ishte të nesërmen ai shkoi në shtëpinë e kësaj gruaje me të cilën kishte këtë marrëdhënie seksuale."

Amber rrëfeu se ajo "u tremb" dhe "u përball menjëherë" me aktorin për këtë, duke e ditur se konfrontimi mund të shkaktonte një shpërthim tjetër të dhunshëm, si situatat e ndryshme të supozuara për të cilat ajo dëshmoi.

"Nuk më interesonte në atë moment nëse ai do të më vriste, gjë që kishte të ngjarë të ndodhte në atë fazë të jetës sonë. Madje as nuk më interesonte më; ai tashmë ma kishte shqyer zemrën," tha ajo, duke shtuar se "ishte jashtëzakonisht e dhimbshme."

"Më kujtohet se isha shumë e inatosur me të që më tradhtoi. ... Më dukej sikur gjithçka u rrëzua. U lëndova shumë," u shpreh Heard, e cila  në dëshminë e saj zbuloi se Depp shpesh e akuzonte atë se kishte lidhje me aktorët e saj duke përfshirë James Franco dhe Eddie Redmayne.

Dyshja u takuan gjatë realizimit të filmit The Rum Diary dhe u lidhën gjatë turneut promovues të filmit në vitin 2011. Ata u ndanë në maj 2016, kur Heard kërkoi një urdhër ndalimi të dhunës në familje kundër tij, duke e akuzuar për abuzim fizik. Johnny i mohoi pretendimet dhe ish-çifti e zgjidhi divorcin e tyre jashtë gjykatës në gusht 2016.

Tani, Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje, duke argumentuar se artikulli i saj i vitit 2018 për The Washington Post për mbijetesën e dhunës në familje shkatërroi  karrierën e tij, edhe pse ajo nuk e përmendi atë me emër në artikull./Lapsi.al

Të këshilluara

Jeta e stuhishme e Johnny Depp

Gjyqi i gjatë i Johnny Depp dhe Amber Heard për çështjen e dhunës në familje, solli në plan të parë jetën e stuhishme personale të aktorit. Ylli 58-vjeçar de...

16:30

Ndahet nga jeta aktori i serialit "Friends"

Aktori i njohur i serialit “Friends”, Mike Hagerty, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga Bridget Everett, e cila luan rolin e vajzës...

13:33

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI