Flash

'Tjetër fitore'/ Ushtria ukrainase thotë se fundosi një anije luftarake ruse

Lapsi.al 7 May 2022
'Tjetër fitore'/ Ushtria ukrainase thotë se fundosi një

Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të tipit Serna që i përket flotës ruse të Detit të Zi.

“Në ujërat e Detit të Zi, u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi të shtunën, më 7 maj, në kanalin e aplikacionit të komunikimeve Telegram, zëdhënësi ushtarak, Serhiy Bratschuk.

Ai publikoi një video ku pretendonte se tregonte një dron që gjuajti anijen. Autenticiteti i pamjeve nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga pala ruse. Një ditë më parë, gazetarët ukrainas kishin raportuar se një anije luftarake ruse ishte qëlluar dhe kishte marrë zjarr në këtë zonë - megjithëse kjo nuk u konfirmua zyrtarisht as nga Kievi dhe as nga Moska.

Kohë më parë, ukrainasit patën goditur anijen ruse Moskva në Detin e Zi. Ajo cilësohej si anija më e madhe ruse./REL

Të këshilluara

Shpërthim në një anije në Stamboll

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një anije në Stamboll. Deri tani raportohet për të paktën 5 persona të plagosur në anijen që ndod...

12:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI