Flash

Talibanët e bëjnë obliguese mbulesën për gratë

Lapsi.al 7 May 2022
Talibanët e bëjnë obliguese mbulesën për gratë

Talibanët nxorën një dekret përmes së cilit ata ua ndalojnë grave afgane që të dalin në publik pa mbulesë. Ato pas këtij vendimi do të jenë të obliguara që gjithmonë kur dalin në publik ta kenë të mbuluar fytyrën e tyre, vendim ky që paraqet një përshkallëzim të kufizimeve në rritje ndaj grave në publik. Vendosja e këtyre masave si dhe kufizimeve të tjera ka tërhequr një reagim të komunitetit ndërkombëtar si dhe të shumë afganëve.

Një zëdhënës i Ministrisë për Përhapjen e Ndershmërisë dhe Parandalimin e Veseve lexoi dekretin nga udhëheqësi suprem i grupit Hibatullah Akhundzada në një konferencë shtypi në Kabul, duke thënë se babai apo familjari më i afërt mashkull, do të vizitohet dhe përfundimisht do të burgoset ose pushohet nga puna në institucione nëse ajo nuk e mbulon fytyrën kur ndodhet jashtë shtëpisë.

Talibanët u kërkojnë grave të mbulohen - qoftë edhe me batanije

Talibanët shtuan se mbulimi ideal i fytyrës është burka gjithëpërfshirëse ngjyrë blu, e cila u bë një simbol global i regjimit të mëparshëm të linjës së ashpër të talebanëve nga viti 1996 deri në vitin 2001. Shumica e grave në Afganistan mbajnë shami për arsye fetare, por shumë në zonat urbane si Kabuli nuk e mbulojnë fytyrën.

Grupi taliban është përballur me një reagim intensiv, të udhëhequr nga qeveritë perëndimore, por të cilit iu bashkuan disa studiues fetarë dhe vende islamike për kufizimet e tyre në rritje për të drejtat e grave në Afganistan./REL

Të këshilluara

Shpërthim në një anije në Stamboll

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një anije në Stamboll. Deri tani raportohet për të paktën 5 persona të plagosur në anijen që ndod...

12:29

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI