Flash

Ndahet nga jeta aktori i serialit "Friends"

Lapsi.al 7 May 2022
Ndahet nga jeta aktori i serialit "Friends"

Aktori i njohur i serialit “Friends”, Mike Hagerty, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga Bridget Everett, e cila luan rolin e vajzës së tij në komedinë HBO.

“Me pikëllim të madh, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij dje në Los Angeles”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

“Një aktor i dashur, për të cilin dashuria për qytetin e tij të lindjes, Çikago dhe familjen e tij, ishin gurët e themelit të jetës së tij. Majk, një bashkëshort i përkushtuar, ka lënë pas gruan e tij Mary Kathryn, motrën e tij Mary Ann Hagerty gruan e saj Kathleen O’Rourke dhe vajzën e tyre Meg. Ai do të mungojë shumë.”

Në një postim tjetër , Everett shtoi: “E doja Majk që në çastin kur e takova. Ai ishte kaq i veçantë. Jemi të shkatërruar që ai ka vdekur.”

Ai gjithashtu pati një rol të paharrueshëm në Seinfeld në episodin klasik të vitit 1994 “The Raincoats”. Hagerty luajti Rudy, pronar i një dyqani veshjesh të cilësisë së mirë në qendër të qytetit.

Të këshilluara

Zac Efron në rrjedhën e Marvel

Zac Efron ka marrë shumë mbështetje nga fansat e tij të cilët duan ta shohin atë në rolin e Human Torch. Pas daljeve të mëparshme të katërshes në ekranin e mad...

11:34

Zbulohet prezantuesja e ‘Bat Awards 2022’

Së fundmi , 'BET Award' zbuloi se aktorja Taraji P.Johnson do të prezantojë sërish eventin e ndarjes së cmimeve më 26 qershor në Los Angeles. “Jam e nderuar të...

18:45

Kat Graham fejohet me regjisorin e njohur

Aktorja e njohur Kat Graham është fejuar me regjisorin  Darren Genet Aktorja pranoi propozimin e regjisorit gjatë udhëtimit për ditëlindjen e tij  në Meksikë d...

18:16

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI