Flash

Harry, Meghan dhe Andrew përjashtohen nga paraqitja jubilare në ballkon

Lapsi.al 7 May 2022
Harry, Meghan dhe Andrew përjashtohen nga paraqitja jubilare në

Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussex-it do të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar me fëmijët e tyre për Jubileun Platinum të Mbretëreshës muajin e ardhshëm por çifti, së bashku me Princin Andreë, nuk janë ftuar të bashkohen me monarken në ballkonin e Pallatit Buckingham.

Të premten u njoftuan planet për fundjavën e shumëpritur jubilare të Mbretëreshës Elizabeth II. Harry dhe Meghan konfirmuan pak çaste më vonë se do të marrin pjesë në festime, duke i dhënë Mbretëreshës një shans të parë për të takuar mbesën e saj Lilibet.

“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë të emocionuar dhe të nderuar që marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës këtë qershor me fëmijët e tyre”, tha një zëdhënës i çiftit për CNN.

Harry, Meghan dhe Princi Andrew nuk do të jenë në paraqitjen e fmailjes mbretërore në ballkon.

Disa anëtarë të familjes mbretërore do të shfaqen në ballkonin e famshëm të Pallatit Buckingham gjatë paradës së Trooping the Color, e cila nis festimin mëngjesin e së enjtes, 2 qershor.

Por vetëm anëtarët mbretërorë që kryejnë detyra zyrtare do të përfshihen.

Kjo do të thotë se Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussex nuk do të jenë të pranishëm. Çifti u nda nga familja mbretërore në vitin 2020 dhe nuk merr më pjesë në detyrat mbretërore.

Ai gjithashtu përjashton Princin Andreë, të cilit iu hoqën detyrat mbretërore dhe titulli i tij HRH në vazhdën e padisë së tij civile për sulm seksual. Andreë e zgjidhi këtë padi jashtë gjykatës në fillim të këtij viti, por shoqëria e tij e gjatë me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein e ka dëmtuar reputacionin e tij.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i serialit "Friends"

Aktori i njohur i serialit “Friends”, Mike Hagerty, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga Bridget Everett, e cila luan rolin e vajzës...

13:33

Zac Efron në rrjedhën e Marvel

Zac Efron ka marrë shumë mbështetje nga fansat e tij të cilët duan ta shohin atë në rolin e Human Torch. Pas daljeve të mëparshme të katërshes në ekranin e mad...

11:34

Zbulohet prezantuesja e ‘Bat Awards 2022’

Së fundmi , 'BET Award' zbuloi se aktorja Taraji P.Johnson do të prezantojë sërish eventin e ndarjes së cmimeve më 26 qershor në Los Angeles. “Jam e nderuar të...

18:45

Kat Graham fejohet me regjisorin e njohur

Aktorja e njohur Kat Graham është fejuar me regjisorin  Darren Genet Aktorja pranoi propozimin e regjisorit gjatë udhëtimit për ditëlindjen e tij  në Meksikë d...

18:16

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI