Flash

"Përhapi lajme të rreme kundër luftës", Gjykata e Moskës urdhëron arrestimin e gazetarit

Lapsi.al 6 May 2022
"Përhapi lajme të rreme kundër luftës", Gjykata e

Gjykata e Moskës ka urdhëruar arrestimin e një gazetari rus, nën akuzën për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me luftën, me atë që Moska e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Alexander Nevzorov është vendosur në listën e kërkimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe do të mbahet në paraburgim për dy muaj nëse kthehet në Rusi ose ekstradohet atje, njofton gjykata.

Në mars, bashkëshortja e gazetari rus tha në Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin në Izrael dhe se nuk kishin plane të zhvendoseshin atje përgjithmonë.

Gjithashtu po në të njëjtin muaj hetuesit ngritën padi kundër Nevzorov për postimin në mediat sociale se forcat e armatosura të Rusisë bombarduan qëllimisht një maternitet në Mariupol.

Nevzorov, i cili ka më shumë se 1.8 milionë abonentë në kanalin e tij në YouTube, e quajti hetimin kundër tij qesharak dhe i shkroi një letër të hapur hetuesit kryesor të Rusisë duke i bërë thirrje që të mbyllte çështjen.

Ukraina dhe aleatët perëndimorë e dënuan sulmin ndaj spitalit si një mizori.

Rusia mohoi kryerjen e bombardimeve, duke akuzuar Kievin për një “provokim të organizuar”.

Tetë ditë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, Rusia miratoi një ligj që jep dënime me burg deri në 15 vjet për personat e akuzuar për përhapjen e qëllimshme të lajmeve “të rreme” për ushtrinë ruse.

Të këshilluara

Shpërthim në një anije në Stamboll

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një anije në Stamboll. Deri tani raportohet për të paktën 5 persona të plagosur në anijen që ndod...

12:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI