Flash

Mbi 2000 raketa nga fillimi i luftës, Rusia vijon bombardimet në veri dhe jug të Ukrainës

Lapsi.al 6 May 2022
Mbi 2000 raketa nga fillimi i luftës, Rusia vijon bombardimet në veri

Që nga fillimi i luftës, Rusia ka lëshuar në Ukrainë më shumë se 2 mijë raketa. Deklarata është lëshuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili situatën në zonën e fundit të rezistencës në Mariupol, në metalurgjikun Azovstal, e konsideroi një ferr në tokë.

“Aktualisht, sulmet dhe bombardimet e Rusisë në Azovstal nuk po ndalojnë. Por ende duhet të nxirren civilët, gratë dhe fëmijët. Aty mbetën shumë fëmijë. Vetëm imagjinoni këtë ferr! Aty ka fëmijë! Më shumë se dy muaj sulme të vazhdueshme, bombardime, vdekje të vazhdueshme aty pranë”, tha Zelensky.

Presidenti shtoi se operacionet e shpëtimit nga Mariupoli po vijojnë me ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ndërsa nga ana tjetër, Rusia pretendon se është ushtria e saj që po mundëson largimin e civilëve nga metalurgjiku Azovstal. Sakaq, bombardimet nuk kanë ndaluar as në zona të tjera. Shpërthime të fuqishme janë raportuar në rajonin verior të Ukrainës, Kherson dhe në atë të Mykolaiv, në jug të vendit.

Të këshilluara

Rusia dëbon 7 diplomatë danezë

Shtatë diplomatë danezë janë shpalluar “non grata”, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan skynews. Vendimi për dëbimin e diplomatëve ë...

12:17

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI