Flash

Cilat janë ndryshimet e fundit të WhatsApp

Lapsi.al 6 May 2022
Cilat janë ndryshimet e fundit të WhatsApp

Mark Zuckerberg ka lajmëruar pak orë më parë në llogarinë e tij se ndryshimet e reja në WhatsApp do të ndodhin gjatë ditës së sotme.

Reagimet me emoji në mesazhe, që përdoren në Facebook dhe Instagram, do të jenë të përdorshme edhe në platformën e mesazheve.

“Reagimet në WhatsApp nisin të shpërndahen sot”,- shkruan Zuckerberg në llogarinë e tij.

Për ta patur opsionin e ri duhet të bëni update në playstore ose Appstore dhe nëse nuk aktivizohet, thjesht duhet të prisni derisa të shpërndahet.

Funksioni i reagimeve të shpejta në WhatsApp u jep mundësi të gjithë përdoruesve të reagojnë në një mënyrë më të shpejtë. Fillimisht ju duhet t'i përgjigjeni një mesazhi me ndihmën e gjashtë emoji-ve; si, dashuri, qesh, surprizë, e trishtuar dhe faleminderit. Aplikacioni i mesazheve mund të shtojë më shumë emoji, si tone të ndryshme lëkure dhe veçori të tjera në përditësimet e ardhshme. Reagimet e shpejta janë të ngjashme me Facebook, Messenger ose Instagramin.

Veçoria e reagimeve të shpejta kursen kohë, por edhe shton emocionet në bisedë.

Të këshilluara

Google ofron opsione të reja

Google tani do të ofrojë opsione të reja për të hequr informacionin personal të identifikueshëm nga Google Search. Lajmin e njoftoi vetë Google në një postim në...

14:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI