Flash

Amber Heard: Johnny urrente James Franco

Lapsi.al 6 May 2022
Amber Heard: Johnny urrente James Franco

Amber Heard deklaroi së fundmi në gjykatë se  Johnny Depp urrente James Franco dhe i bërtiste asaj për skenat e dashurisë të ndara me aktorin në film.

"Ai ishte i zemëruar me mua që mora punën në 'The Adderall Diaries' të 2015-ës me James Franco," tha Heard gjatë ditës së dytë në tribunë në gjyqin e saj me Depp.

“Ai e urrente dhe tashmë më akuzonte se kisha diçka fshehurazi me të në të kaluarën time, pasi kishim bërë ‘Pineapple Express’ së bashku.”

Ndërsa ajo po xhironte "The Adderall Diaries" në New York në maj 2014, Depp  po xhironte "Black Mass" në Boston. Heard pohoi se dyshja ziheshin shpesh për Francon në telefon.

“Ai tashmë ishte mërzitur me mua dhe më akuzoi në shumë debate se nuk i tregoja atij për skenat që kisha, nëse kisha një skenë puthjeje. Çdo lloj skene romantike, dhe nuk isha e qartë për atë që do të bëja, atëherë u akuzova se i kisha fshehur informacionet dhe ia kisha fshehur atij. Kështu që nuk doja të zihesha , sigurisht, nuk doja debatin, por më duhej të tregoja atij kur kisha ndonjë lloj skene të tillë", rrëfeu aktorja.

Kur Depp dhe Heard u ribashkuan për të festuar ditëlindjen e vajzës së tij Lily-Rose, Heard tha se ajo "thjesht e dinte se në çdo qelizë të trupit tim diçka nuk shkonte".

“Ai po thoshte gjëra vërtet të neveritshme për trupin tim,”u shpreh Amber, “se si më pëlqeu puthja me James, si u përgjigja. Pastaj filloi drejt e duke më tallur. ‘E di që të pëlqeu.’

Ajo gjithashtu pretendoi se aktori  e quajti të përdalë dhe emra më fyes në aeroplan përpara asistentëve dhe sigurisë në avion, gjë që  tha se e "turpëroi". Ndërsa ngrihej ngadalë për të mos rënduar situatën,  Heard pohoi se ai filloi të gjuante objekte, duke përfshirë kube akulli dhe vegla, ndaj saj si dhe e goditi me shkelm në shpinë ndërsa ajo po largohej prej tij.

“Askush nuk tha asgjë. Askush nuk bëri asgjë”, pretendoi aktorja mes lotësh. “Mund të dëgjonit një gjilpërë të rënë në atë avion. Mund ta ndjenit tensionin. Por askush nuk bëri asgjë. … U ndjeva aq e turpëruar sa ai mund të më gjuante në tokë para njerëzve.”

Johnny më parë pretendoi se dyshja  "u grindën një natë para fluturimit" dhe konfirmoi se ata kishin debatuar për Francon dhe se ai besonte se kishin një lidhje të fshehtë.

Ish cifti – të cilët u takuan në xhirimet e filmit “The Rum Diary” të vitit 2011 u martuan në vitin 2015. Ata u ndanë në maj 2016 kur Heard akuzoi Depp për abuzim me të dhe kërkuan një urdhër kufizimi të dhunës në familje kundër tij. Depp mohoi pretendimet dhe ish-çifti përfundimisht zgjidhi divorcin e tyre jashtë gjykatës në gusht 2016.Tani ai po padit Amber  për shpifje pasi ajo aludoi se marrëdhënia e tyre ishte abuzive në një artikull të shkruar për The Washington Post në 2018./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI