Flash

Putini thirrje Zelenskyt: Urdhëro luftëtarët brenda fabrikës së çelikut të ulin armët

Lapsi.al 5 May 2022
Putini thirrje Zelenskyt: Urdhëro luftëtarët brenda fabrikës

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Kievi duhet të urdhërojë luftëtarët ukrainas që kanë mbetur ende në fabrikën e çelikut Azvastol në Mariupol të ulin armët e tyre.

Skynews raporton se Putini ka bërë deklaratën e mësipërme gjatë një telefonate që zhvilloi me kryeministrin izraelit Naftali Bennett ditën e enjte.

Presidenti rus tha gjithashtu se vendi i tij ishte gati të sigurojë kalim të sigurt për civilët. Rreth 200 ukrainas ndodhen ende brenda fabrikës, ndërkohë 100 civilë arritën të largoheshin nga Azvostal gjatë fundjavës.

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë?

• Ndërsa sulmet ruse në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol intensifikohen, rreth 200 civilë mendohet se mbeten të bllokuar brenda uzinës

• Rusia është akuzuar për pengimin e përpjekjeve për të evakuuar civilët nga fabrika e çelikut Azovstal, të cilën Kremlini e mohon, pasi u zotua të ndalonte sulmet e saj për të lehtësuar hapjen e korridoreve humanitare.

• Të evakuuarit që u larguan nga fabrika kanë përshkruar se nuk ishin në gjendje të shihnin dritën e ditës ose të merrnin ajër të pastër për ditë të tëra ndërsa kishin ngecur poshtë fabrikës së çelikut

• Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rreth 344 të evakuuar nga qyteti i Mariupolit dhe rrethinat e tij kishin mbërritur në Zaporizhzhia.

• Donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar 6.5 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën gjatë një konference në kryeqytetin polak Varshavë.

• Kremlini ka thënë se ishte i vetëdijshëm se SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera të NATO-s po ushqenin vazhdimisht inteligjencën për ushtrinë ukrainase.

• Rusia thotë se forcat e saj kanë praktikuar sulme të simuluara raketore me aftësi bërthamore në enklavën e Kaliningradit të Detit Baltik, e vendosur midis anëtarëve të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë.

• Ukraina nuk ka gjasa të nisë një kundërsulm kundër Rusisë përpara mesit të qershorit, kur shpreson të ketë marrë më shumë armë nga aleatët e saj.

Të këshilluara

Rusia dëbon 7 diplomatë danezë

Shtatë diplomatë danezë janë shpalluar “non grata”, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan skynews. Vendimi për dëbimin e diplomatëve ë...

12:17

Lufta në Ukrainë frenon eksportin gjerman

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka lënë gjurmë të mëdha edhe në eksportin gjerman. Bizneset me Rusinë janë zvogëluar dukshëm në muajin mars. Në muajin e p...

11:04

Rusia simulon sulme me raketa bërthamore

Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton se forcat ushtarake zhvilluan një stërvitje ushtarake ku u simulua përdorimi i raketave që mund të transportojnë mbu...

10:16

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI