Flash

LAJM I FUNDIT/ Hapet sërish rruga e Rinasit, qarkullimi vijon me dy sense lëvizjeje

Lapsi.al 5 May 2022
LAJM I FUNDIT/ Hapet sërish rruga e Rinasit, qarkullimi vijon me dy sense

Rruga e Rinasit do të hapet sërish dhe qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje.

Mësohet se po studiohet mundësia e hapjes së një rruge të re për të të çuar në aeroport.

Reagimi për këtë ndryshim ka ardhur pas protestave të banorëve të zonës së Rinasit, të cilët kundërshtonin vendimin e ARRSH për ta kthyer këtë aks rrugor me një korsi.

"Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

?Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

?Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes", njofton ARRSH.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta, ku herë pas here parashikohet që vranësirat ...

08:02

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI