Flash

Çfarë fshihet pas fustanit të nusërisë në Met Gala të Kylie Jenner

Lapsi.al 5 May 2022
Çfarë fshihet pas fustanit të nusërisë në Met

Kylie Jenner i çuditi të gjithë kur u shfaq në Met Gala 2022 me një fustan nusërie. Duke ndarë disa foto nga prapaskenat në Instagram, Kylie zbuloi arsyen pse zgjodhi fustanin e nusërisë Off-White për tapetin e kuq. Ajo tregoi se veshja ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili u nda nga jeta në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare.

“Virgil dhe unë duhej të shkonim në Met së bashku përpara se ngjarja të shtyhej në vitin 2020,” shkroi Jenner. “Të festosh sonte V dhe trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë gjithë botën për mua. Unë jam e përulur ta vesh këtë fustan dhe të nderoj mikun tim të bukur dhe të talentuar. Ne të ndjemë sonte Virgil dhe të duam përgjithmonë. & faleminderit të gjithë ekipit Off White!!”

Fustani i Kylie-t përfshinte një fund të fryrë dhe një bust të veshur sipër një bluze rrjetë me logon Off-White. Jenner mbajti dhe një vello bashkë me një kapele bejsbolli mbrapsht. Një pamje e ngjashme mbylli shfaqjen e vjeshtës 2022 të markës dhe ishte koleksioni përfundimtar i Abloh.

Për afterparty-n, Jenner e ndërroi fustanin me një tjetër që ngjasonte gjithashtu si fustan nusërie, po nga Off-White.

Të këshilluara

Ray J : Kim publikoi kasetën tonë intime

Ray J ka folur së fundmi për kasetën intime të tij dhe Kim Kardashian. Në një intervistë me Daily Mail, reperi deklaroi se kurrë nuk kishte poseduar një kopj...

18:00

Kim Kardashian, së shpejti drejt altarit

Kim Kardashian ka shprehur së fundmi mendimin e saj rreth martesës. "Unë besoj në dashuri," ka deklaruar Kim në një klip paraprak për episodin e 5 majit të "...

15:38

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI