Flash

Pas Chris Rock edhe Dave Chappelle sulmohet në skenë

Lapsi.al 4 May 2022
Pas Chris Rock edhe Dave Chappelle sulmohet në skenë

Stand-up komediani amerikan Dave Chappelle u sulmua në skenë të martën gjatë një shfaqjeje në “Hollywood Bowl” në Los Angeles.

Klipet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dikë që vrapon dhe përpiqet ta godasë komedianin.

Video të tjera u shfaqën për të treguar situatën komike, e cila me sa duket kaloi pa asnjë dëmtim, pas kthimit në skenë në festivalin “Netflix Is A Joke”.

Chappelle u përball me kritika dhe protesta vitin e kaluar kur programi i tij në Netflix u akuzua si transfobik.

Pas kthimit në skenë, 48-vjeçari hodhi poshtë polemikat, duke i thënë audiencës se sulmuesi “ishte një burrë trans”.

Sipas gazetares së “ABC”, Stephanie Wash, Sulmi ndaj Chappelle mund të ringjallë shqetësimet për anëtarët e audiencës që sulmojnë humoristët në skenë. Çështja u theksua pasi Will Smith goditi Chris Rock në Oscar muajin e kaluar dhe u përjashtua për 10 vjet.

“Mendova për një moment në rregull, kjo është një shaka? Sepse ata kishin bërë disa shaka edhe me Will Smith”

Në një video, Chappelle shihet duke falënderuar miqtë e tij të famshëm për ndihmën, duke thënë: “Sa herë që jeni në telashe, Jamie Foxx do të shfaqet me një kapelë sherifi”.

“Mendova se ishte pjesë e shfaqjes,” u përgjigj Foxx.

Chappelle foli gjithashtu për nevojën për më shumë siguri pas polemikës së tij për shakatë kundër transve, si dhe incidentin e Chris Rock, sipas anëtarëve të audiencës.

Të këshilluara

Kim Kardashian, së shpejti drejt altarit

Kim Kardashian ka shprehur së fundmi mendimin e saj rreth martesës. "Unë besoj në dashuri," ka deklaruar Kim në një klip paraprak për episodin e 5 majit të "...

15:38

Gary Oldman: Do tërhiqem nga aktrimi

Aktori, Gary Oldman deklaroi së fundmi se do të largohet së shpejti nga aktrimi. "Dalja në pension është në horizont.Unë mund ta shoh atë," u shpreh Oldamn p...

13:40

Post Malone baba për herë të parë

Post Malone është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën e tij prej shumë vitesh. “Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time. Jam më i...

12:09

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI