Flash

Lili Reinhart reagon pas komentit të Kim Kardashian: Injorant

Lapsi.al 4 May 2022
Lili Reinhart reagon pas komentit të Kim Kardashian: Injorant

Lili Reinhart ka shprehur së fundmi mendimin e saj për disa personazhe që bëjnë gjithcka për të arritur pamje perfekte.

"Të ecësh në një tapet të kuq dhe të bësh një intervistë ku të thuash sa të uritur jeni... sepse nuk keni ngrënë karbohidrate muajin e fundit... të gjitha për të veshur një fustan?" shkroi ajo në Instagram . "Kaq gabim."

Ajo vazhdoi, "Të pranosh hapur se ke ngordhur veten për hir të Met Gala. Kur e di shumë mirë se miliona të rinj dhe të reja po të shikojnë dhe të dëgjojnë çdo fjalë tënde. Injorancë. "

Lili, nuk thirri asnjë personazh të famshëm me emër, por Kim Kardashian pranoi në Vogue se humbi 16 kilogramë në vetëm tre javë për t'u përgatitur për ngjarjen e mbushur me personazhe të famshëm

Themeluesja e SKIMS e cila shkoi në tapetin e kuq më 2 maj me një fustan vintage të veshur dikur nga Marilyn Monroe  tha se fillimisht nuk mund të përshtatej me fustanin e ikonës së Hollivudit dhe vendosi të dobësohej për ta veshur atë.

"Ishte kjo ose asgjë," deklaroi Kim, duke shtuar se ajo "do të vraponte, do të hiqte plotësisht të gjithë sheqerin dhe të gjitha karbohidratet dhe do të hante vetëm perimet dhe proteinat më të pastra për të humbur peshë. “Unë nuk e kam ngordhur veten, por kam qenë kaq e rreptë”.

Kjo nuk është hera e parë që Lili përdor platformën e saj në rrjetet sociale për të trajtuar temën e vetë-imazhit.Ajo ka qenë gjithashtu e hapur për vështirësitë e saj për imazhin e trupit. Në janar, ajo ndau një postim të sinqertë në "Instagram Story" se ishte duke u marrë me "mendime obsesive" për trupin dhe peshën e saj, duke shpjeguar se situata ishte "shumë e rëndë"./Lapsi.al

Të këshilluara

Gary Oldman: Do tërhiqem nga aktrimi

Aktori, Gary Oldman deklaroi së fundmi se do të largohet së shpejti nga aktrimi. "Dalja në pension është në horizont.Unë mund ta shoh atë," u shpreh Oldamn p...

13:40

Post Malone baba për herë të parë

Post Malone është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën e tij prej shumë vitesh. “Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time. Jam më i...

12:09

Atraksioni ikonik i Parisit kthehet në Airbnb

I ulur në majë të një prej klubeve të natës më të famshme në botë është një mulli me erë me ngjyrë të kuqe. Dhe brenda mullirit të erës shtrihet një dhomë sekre...

11:12

Zbulohet shkaku i vdekjes së Naomi Judd

Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtares së muzikës country,Naomi Judd. Burime të shumta kanë treguar për 'People  se Naomii dha fund jetës pas...

18:26

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI