Kim Kardashian ka shprehur së fundmi mendimin e saj rreth martesës.
"Unë besoj në dashuri," ka deklaruar Kim në një klip paraprak për episodin e 5 majit të "The Kardashians" të Hulu.
“Kjo është arsyeja pse, shpresoj të ketë dhe një dasmë tjetër për mua. Hera e katërt është sharm!”
Kardashian e cila u shpall ligjërisht beqare në mars aktualisht është në mes të divorcit të saj të vazhdueshëm nga Kanye West. Të dy kanë katër fëmijë: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 2.Më parë ajo ka qenë e martuar me producentin muzikor Damon Thomas nga viti 2000 deri në 2004 dhe lojtarin e NBA-së Kris Humphries nga 2011 deri në 2013.
Edhe pse themeluesja e 'Skims' nuk përmendi se me kë do të dëshironte të martohej, është e qartë se marrëdhënia e saj me aktorin e "Saturday Night Live" Pete Davidson është bërë serioze muajt e fundit.
Të dy bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, DC, më 30 prill. Ndërsa së fundmi , ata morën pjesë në Met Gala 2022 në Muzeun Metropolitan të Artit.
Pete u fotografua në event , duke mbajtur për dore Kardashian ndërsa ajo ngjiste shkallët e veshur me një fustan vintage të veshur fillimisht nga Marilyn Monroe.Kim tregoi për Vogue se ajo humbi 16 kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanin e Jean Louis që Monroe kishte veshur për t'i kënduar "Happy Birthday, Mr. President" John F. Kennedy në 1962./Lapsi.al
