Flash

Justin Bieber: Pësova krizë emocionale pas martesës me Hailey

Lapsi.al 4 May 2022
Justin Bieber: Pësova krizë emocionale pas martesës me Hailey

Këngëtari i njohur Justin Bieber ka folur së fundmi për problemet e tij emocionale.

Nëa një intervistë të re me Ebro Darden të Apple Music, Justin  foli për përqafimin e spiritualitetit në jetën e tij, duke kuptuar se martesame Hailey nuk do t'i zgjidhte problemet e tij personale dhe se si e gjithë kjo e çoi atë në një vend pozitiv sot.

"Është një udhëtim. Më kujtohet se kur u martova për herë të parë, pata një krizë emocionale, sepse mendova se martesa do t'i rregullonte të gjitha problemet e mia dhe nuk e bëri," i tha Bieber prezantuesit të radios. "Ishte thjesht një reflektim i tillë: O njeri, ti je pak hipokrit."

"Ti dëshiron që gruaja jote të bëjë diçka që nuk po e bën dhe është sikur, ndonjëherë është e vështirë të shikosh në pasqyrë dhe me të vërtetë duhet ta kuptosh, që ndoshta nuk je personi që mendoje se ishe." vazhdoi këngëtari i  “Honest”. "Dhe kjo është vetëm një rezultat i traumës dhe rrethanave të jetës."

Bieber më pas tregoi se si ai është ndikuar pozitivisht nga rritja e rolit të fesë në jetën e tij. “Por për mua, padyshim që kam qenë kaq shumë publik në lidhje me udhëtimin tim të besimit dhe se si marrëdhënia ime me Jezusin më ka ndihmuar që të mos jem aq i ashpër me veten”, tha ai. "Vetëm ideja që jam falur dhe se ai po më ndjek në këtë rrugëtim dhe dita-ditës, unë do të bëhem gjithnjë e më mirë dhe të mos jem shumë i ashpër me veten."

Për më tepër, themeluesi i Drew House uroi që të tjerët të krijojnë një marrëdhënie të fortë me Zotin siç ka ai. “Mendoj se kjo është në fund të fundit ajo që do të inkurajojë njerëzit e botës, ndonjëherë është dekurajuese, jeta të godet në fytyrë dhe mund të jetë e vështirë të ngrihesh përsëri”, shpjegoi Bieber.

"Por kur ke një perspektivë se Zoti nuk është një tip i zemëruar, ai është një Zot i dashur, i vëmendshëm, i dhembshur që e di se çfarë po kalojmë dhe thjesht dëshiron që ne të jemi versionet më të mira të vetes. Dhe kështu për mua në këtë këndvështrim ka ndryshuar vërtet gjithçka."

Diku tjetër në intervistën e Apple Music, ai zbuloi se është duke punuar për një album të ri për të ndjekur Justice të 2021, i cili përfshinte  hitet si "Holy" me Chance the Rapper, "Peaches" me Daniel Caesar dhe Giveon dhe "Ghost"./Lapsi.al

Të këshilluara

Kim Kardashian, së shpejti drejt altarit

Kim Kardashian ka shprehur së fundmi mendimin e saj rreth martesës. "Unë besoj në dashuri," ka deklaruar Kim në një klip paraprak për episodin e 5 majit të "...

15:38

Gary Oldman: Do tërhiqem nga aktrimi

Aktori, Gary Oldman deklaroi së fundmi se do të largohet së shpejti nga aktrimi. "Dalja në pension është në horizont.Unë mund ta shoh atë," u shpreh Oldamn p...

13:40

Post Malone baba për herë të parë

Post Malone është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën e tij prej shumë vitesh. “Jam i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën time. Jam më i...

12:09

Atraksioni ikonik i Parisit kthehet në Airbnb

I ulur në majë të një prej klubeve të natës më të famshme në botë është një mulli me erë me ngjyrë të kuqe. Dhe brenda mullirit të erës shtrihet një dhomë sekre...

11:12

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI