Flash

Deputetja ukrainase: 30 fëmijë janë ende të bllokuar në fabrikën e çelikut në Mariupol

Lapsi.al 4 May 2022
Deputetja ukrainase: 30 fëmijë janë ende të bllokuar në

Të paktën 30 fëmijë vijojnë të jenë të bllokuar në uzinën e çelikut të Mariupolit.  Skira Rudik, deputete ukrainase, ka folur për Sky News këtë mëngjes për situatën në qytetin jugor të rrethuar.

Ajo tha se lajmi se 156 persona nga fabrika e çelikut Azovstal kishin mbërritur të sigurtë në Zaporizhzhia, bëri që shumë të përloteshin, duke vënë në dukje se kishte të paktën 20 përpjekje të dështuara.

“Mund ta imagjinoni se ne të gjithë ishim në lot kur grupi i parë arriti në siguri. Është përparim i jashtëzakonshëm që kemi bërë në nxjerrjen e njerëzve jashtë”, tha ajo.

Deputetja shtoi se qëllimi kryesor tani është evakuimi i të gjithë fëmijëve që mbeten në uzinë, së bashku me gratë, të moshuarit dhe ushtarët e plagosur.

“Kështu që tani qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që t’i nxjerrim të gjithë fëmijët, janë rreth 30 fëmijë ende atje. Hapi më i ndërlikuar do të ishte me ushtarët e plagosur sepse Rusia nuk po i lejon ata të dalin jashtë”, u shpreh deputetja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI