Flash

Chris Rock reagon ndaj incidentit të komedianit: Kujtova se ishte Will Smith

Lapsi.al 4 May 2022
Chris Rock reagon ndaj incidentit të komedianit: Kujtova se ishte Will

Chris Rock mbështeti publikishit komedianin Dave Chappelle pas një incidenti në skenë të martën mbrëma.

Gjatë Festivalit 'Netflix Is a Joke' në Hollywood Bowl në Los Angeles, Chappelle u sulmua në fund të performancës së tij, kur një burrë me kapuç të zi u vërsul në skenë. Sulmuesi më pas tentoi të ikte, por u ndalua nga rojet e sigurisë dhe anëtarët e ekipit të Chappelle.

Zëdhënësit nga policia zbuluan për 'People' se personi i identifikuar si Isaiah Lee,është akuzuar për sulm të rëndë me një armë vdekjeprurëse. Lee po mbahet në burgun e qytetit të Los Angeles me një garanci prej 30,000 dollarësh.

Së bashku me Jamie Foxx dhe disa të tjerë, Rock, i cili kishte performuar më herët gjatë natës, u nis për të ndihmuar Dave.Ai rikujtoi  incidentin e tij në Oscar 2022 në fund të marsit duke thënë: "Mendova se ishte Will Smith!"Chappelle, sipas burimeve kishte përfunduar gjithashtu setin e tij duke bërë shaka me Will.

Chris u godit nga Will në fytyrë në ceremoninë e 94-të të çmimeve Oscar, ndërsa komediani ishte në skenë duke prezantuar një çmim dhe bëri një shaka në lidhje me flokët e Jada Pinkett Smith.

Aktori i kërkoi falje Rock-ut në një deklaratë të nesërmen, duke thënë se ai "reagoi emocionalisht" sepse "shakaja për gjendjen mjekësore të Jada ishte e tepërt për mua".

Smith- i cili fitoi aktorin më të mirë për interpretimin e tij në "King Richard" në ceremoni  që atëherë ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila pret çmimet Oscar. Akademia gjithashtu e ndaloi nga aktivitetet e saj për 10 vitet e ardhshme./Lapsi.al

Të këshilluara

Kim Kardashian, së shpejti drejt altarit

Kim Kardashian ka shprehur së fundmi mendimin e saj rreth martesës. "Unë besoj në dashuri," ka deklaruar Kim në një klip paraprak për episodin e 5 majit të "...

15:38

Gary Oldman: Do tërhiqem nga aktrimi

Aktori, Gary Oldman deklaroi së fundmi se do të largohet së shpejti nga aktrimi. "Dalja në pension është në horizont.Unë mund ta shoh atë," u shpreh Oldamn p...

13:40

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI