Flash

Zelensky sot mban fjalim në Parlamentin e Shqipërisë

Lapsi.al 3 May 2022
Zelensky sot mban fjalim në Parlamentin e Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të mbajë sot sot një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00, direkt nga Kievi, nëpërmjet platformës Zoom.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Kuvendi që ka thirrur sot më 3 maj, një seancë plenare të posaçme në orën 11:00. Lajmin e konfirmoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në mëngjes në Fb: "Dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t'i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtëpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë".

Mesazhi i Zelenskyt për popullin shqiptar është në vazhdën e disa mesazheve të presidentit ukrainas, drejtuar kombeve që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin fuqimisht luftën e vendit të tij kundër agresionit rus.

Në njoftimin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm është ngarkuar me marrjen e masave për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me z. Zelenskyy gjatë seancës plenare.

Shkresa e Kuvendit:

Të këshilluara

Raketat ruse vrasin një fëmijë në Odesa

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se një fëmijë u vra nga një sulm me raketë që goditi një kishë dhe një ndërtesë banimi në Odesa. Një fëmijë tjetër u dërgua ...

08:25

Lëkundje tërmeti në Itali

Dy tërmete kanë goditur pasditen e së hënës veriun e Italisë. Tërmetet kanë qenë të forcës 4 dhe 3.3 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 69 kilometra nga Torino...

16:59

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI