Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Shikoni si Angelina Jolie vrapon për ti shpëtuar ndonjë sulmi ajror në Ukrainë (VIDEO)

Lapsi.al 3 May 2022
Shikoni si Angelina Jolie vrapon për ti shpëtuar ndonjë sulmi

Aktores Angelina Jolie ju desh të vraponte për t'u mbrojtur  kur u dëgjuan sirenat e sulmit ajror gjatë vizitës së saj në Lviv, Ukrainë, të shtunën.

Pamjet, të shpërndara gjerësisht në mediat sociale ukrainase, tregojnë një Jolie të veshur me një stil bazik dhe shoqëruesit e saj duke e çuar atë drejt një strehe të sigurt.

Jolie mund të shihet duke ecur me shpejtësi nëpër një stacion treni dhe duke vrapuar poshtë shkallëve ndërsa sirenat dëgjohen nëpër qytet.

Një burrë e pyet në fund të videos: "Ke frikë?" Ylli i Hollivudit përgjigjet: “Jo, jo, jam mirë”.

Lviv, në perëndim të Ukrainës, konsiderohet të jetë më i sigurt se vendet në lindje të vendit. Megjithatë, ajo ishte shënjestruar me sulme raketore në mes të prillit, duke rezultuar në vdekje civile.

Jolie ka qenë në rajon të paktën që nga e shtuna. Insider ka raportuar se ajo ka befasuar fansat duke u shfaqur në një kafene në Lviv. Më vonë të shtunën, NBC Neës raportoi se ajo u takua me fëmijë dhe jetimë.

Jolie, e dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ishte atje në një "kapacitet personal", tha një zëdhënës i UNHCR-së për Insider.

Ekipi i aktores nuk iu përgjigj kërkesës së Insider për koment. Megjithatë, zëdhënësi i saj i tha NBC Neës se qëllimi i vizitës është "të dëshmojë ndikimin njerëzor të konfliktit dhe të mbështesë popullatën civile".

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Megan Thee Stallion nderohet në Houston

Reperja Megan Thee Stallion u nderua nga qyteti i saj i lindjes, Houston, Teksas, me një çelës të qytetit dhe një deklaratë se 2 maji do të njihet si "Dita e Me...

14:47

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI