Flash

Ariana Grande pjesë e kastit të Wicked

Lapsi.al 3 May 2022
Ariana Grande pjesë e kastit të Wicked

Një muzikal në Broadway do të shfaqet për herë të parë në ekranet e mëdha. “Universal” së fundmi njoftoi se shfaqja e suksesshme “Wicked” do të bëhet film, pjesa e parë do publikohet më 25 dhjetor 2024 dhe e dyta më 25 dhjetor 2025.

Regjisori i filmit Jon M. Chu shkroi në rrjetet sociale për të zbuluar se kush do të luajë rolet e shtrigave të Ozit. Në një deklaratë të gjatë, regjisori tha se Ariana Grande dhe Cynthia Erivo do të vazhdojnë të ndajnë historitë e Glinda dhe Elphaba, bazuar në romanin bestseller të Gregory Maguire.

“Ndërsa përgatitëm produksionin gjatë vitit të kaluar, u bë gjithnjë e më e qartë se do të ishte e pamundur të përzihej historia e ‘Wicked’ në një film të vetëm pa i shkaktuar ndonjë dëm të vërtetë. Ndërsa përpiqeshim të shkurtonim këngët ose personazhet, ato vendime ndiheshin si kompromise fatale me materialin burimor që na ka argëtuar të gjithëve për kaq shumë vite,” shkroi Chu në Twitter.

Muzikali është i gjatë 2 orë e 45 minuta është një prequel i “Magjistarit të Ozit” dhe tregon historinë e Elphaba, shtrigës së keqe të Perëndimit, dhe Glinda shtrigës së mirë dhe miqësisë së tyre.

Grande hyri në Instagram për t’i bërë jehonë lajmit duke ndarë deklaratën dhe fletët muzikore. “Disa lajme emocionuese ? #WickedMovies”, ka shkruar këngëtarja dhe aktorja.

Të këshilluara

Rikthehen ‘The Hunger Games’

Rikthehen “Lojërave të Urisë”! Një film i ri është aktualisht në punim e sipër me një kast krejtësisht misterioz. “Lionsgate” njoftoi se një prequel i titullua...

09:42

Cmimi i biletës për në Met Gala

New York Times raportoi se biletat për Met Gala në 2021 kushtonin 35,000 dollarë secila dhe tavolinat varionin nga 200,000 deri në 300,000 dollarë. Në të shu...

17:43

Met Gala 2022/ Gjithçka duhet të dini

Nata më e madhe e modës është shumë afër. Pas disa shtyrjeve pandemike, Met Gala 2022 do të mbahet sërish të hënën e parë të majit – vetëm tetë muaj pas ngjarje...

16:22

Katie Holmes, në lidhje me muzikatin e ri

Katie Holmes njihet jo vetëm për stilin unik të veshjes, por edhe për shijen e veçantë dhe specifike në zgjedhjen e të dashurëv. Siç e kuptuat, aktorja ka një t...

15:58

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI