Flash

Netflix heq dorë nga seriali i Meghan Markle

Lapsi.al 2 May 2022
Netflix heq dorë nga seriali i Meghan Markle

“Pearl”, titulli i serialit i krijuar nga Markle, është anuluar zyrtarisht, raportoi Deadline të dielën.

Shfaqja, e cila u krijua nga Dukesha e Sussex përmes “Archewell Productions”, ishte ende vetëm në fazën e zhvillimit por është anuluar për shkak të uljes së numrit të abonentëve në platformën Netflix.

Markle dhe Princi Harry themeluan “Archewell Productions” në vjeshtën e vitit 2020 në një përpjekje për të krijuar seriale, dokumentarë, dokumentarë artistikë dhe programe për fëmijë. Pearl pritej të ishte seriali i parë i animuar i krijuar nga kompania e prodhimit.

Pavarësisht largimit të “Pearl”, burime pretendojnë se Netflix mbetet optimist për marrëveshjen me “Archewell” dhe ka një numër projektesh të planifikuara.

Netflix ka bërë disa shkurtime ditët e fundit, duke përfshirë heqjen e dy shfaqjeve të tjera për fëmijë dhe shkarkimin e stafit.

Markle njoftoi programin e anuluar tashmë korrikun e kaluar. Ajo po merrte rolet e ‘krijueses dhe producentes ekzekutive”- duke shënuar herën e parë që ish-aktorja dhe ylli i “Suits” do të punonte në këtë pozicion. Markle tha se Pearl do të “thurë së bashku fantazinë dhe historinë” ndërsa fokusohet “në aventurat e një vajze 12-vjeçare” ndërsa ajo përpiqet të “kapërcejë sfidat e përditshme të jetës”.

Ndërsa ishin publikuar pak detaje rreth serialit, shumë besuan se shfaqja bazohej të paktën pjesërisht në fëmijërinë e vetë Markle, duke përmendur se si ajo e quajti shfaqjen dhe personazhin e tij kryesor Pearl.

Të këshilluara

Brenda shtëpisë luksoze të Janet Jackson

Këngëtarja, Janet Jackson ka vendosur në shitje pronën luksoze në New York duke e renditur atë për 8.9 milionë dollarë, konfirmon PEOPLE. Ndërtesa u ndërtua ...

16:10

Jennifer Grey rikthehet në 'Dirty Dancing'

Së fundmi është zbuluar se aktorja , Jennifer Grey do të rikthehet për vazhdimin e "Dirty Dancing" të vitit 1987. Lionsgate mbajti një prezantim në Cinemacon...

11:20

Ndërron jetë këngëtarja, Naomi Judd

Naomi Judd, pjesë e dyshes, The Judds, ka ndërruar jetën në moshën  76 vjeçare Vajzat e saj Wynonna Judd dhe aktorja Ashley Judd njoftuan vdekjen e saj më 30...

09:49

Ndahet nga jeta aktorja Jossara Jinaro

Jossara Jinaro, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, i cili tha se aktorja ndër...

19:27

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI