Flash

Fustani ikonik i Marilyn Monroe, paraqitja e Kim K në Met Gala

Lapsi.al 2 May 2022
Fustani ikonik i Marilyn Monroe, paraqitja e Kim K në Met Gala

Gjatë javëve të fundit, fansat kanë spekuluar se 41-vjeçarja mund të veshë fustanin ikonik ngjyrë mishi që Marilyn Monroe veshi kur ajo i këndoi “Happy Birthday” Presidentit John F. Kennedy në vitin 1962.

Thashethemet nisën në premierën e “The Kardashians” në fillim të prillit, kur ajo na dha një informacion të vogël në lidhje me veshjen e saj në Met Gala dhe nëse ajo dhe i dashuri Pete Davidson do të marrin pjesë së bashku.

“Nuk jam e sigurt,” tha Kim për “Access Hollywood”. “Do të duhet të prisni dhe ta zbuloni. Ende po përpiqem të bëj një zgjedhje.” Më pas ajo pranoi se pjesëmarrja e saj në eventin e këtij viti është ende e paqartë për shkak të veshjes së saj.

“Vërtet varet nëse përshtatem me veshjen time, kështu që shpresoj se do të shkoj”, shpjegoi Kim. Më pas të shtunën në (23 prill) Kim dhe Pete, u panë në Orlando, Florida duke vizituar “Ripley’s Believe It or Not!”, ku ruhet fustani i Marilyn.

Kim dhe Pete thuhet se kaluan mbi tre orë në “Ripley’s”.

“Ripley’s” e bleu fustanin nga “Julien’s Auction” më 17 nëntor 2016 me një vlerë marramendëse prej 5 milionë dollarësh, duke e bërë atë fustanin më të shtrenjtë në botë!

.

Të këshilluara

Cmimi i biletës për në Met Gala

New York Times raportoi se biletat për Met Gala në 2021 kushtonin 35,000 dollarë secila dhe tavolinat varionin nga 200,000 deri në 300,000 dollarë. Në të shu...

17:43

Met Gala 2022/ Gjithçka duhet të dini

Nata më e madhe e modës është shumë afër. Pas disa shtyrjeve pandemike, Met Gala 2022 do të mbahet sërish të hënën e parë të majit – vetëm tetë muaj pas ngjarje...

16:22

Katie Holmes, në lidhje me muzikatin e ri

Katie Holmes njihet jo vetëm për stilin unik të veshjes, por edhe për shijen e veçantë dhe specifike në zgjedhjen e të dashurëv. Siç e kuptuat, aktorja ka një t...

15:58

Dior për herë të parë në Korenë e Jugut

Dior për herë të parë realizoi një sfilatë mode në Korenë e Jugut, duke prezantuar koleksionin më të fundit para një audience të mbushur me të famshëm në Seul. ...

14:44

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI