Flash

Emisioni dhe eksperienca e Big Brother, Donaldi jep intervistën e tij të parë

Lapsi.al 2 May 2022
Emisioni dhe eksperienca e Big Brother, Donaldi jep intervistën e tij

Donald Veshaj ka folur sot për herë të parë, nëse nuk përfshimë këtu emisionin e tij, që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Aktori ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë këtyre javëve ndonëse ka qenë qendra e vëmendjes.

Pas “Më lër të flas”, ku përveçse përmendi disa herë Borën, nuk zbuloi asnjë detaj për jetën personale, Donaldi ka qenë sot i ftuar në “Wake Up” bashkë me Romeon, ku sërish është treguar i rezervuar. Duke folur për emisionin e tij të ri, Donaldi u shpreh:

“Ishte ok, por presim në vijim. Sepse rrugëtimi sa ka nisur. Emrin ma ndryshuan sepse këta të Top-it duan të jenë të kuruar dhe letrar, kurse “Më li të flas” është në zhargon. Ne jemi përgatitur shumë dhe si diçka e re kërkon impenjim të madh dhe duhet të përgatitesh për çdo të papritur. Unë e di që puntata e parë pati vëmendje ideja është ta mbash këtë vëmendje edhe në vijim.”

Në vetëm dy muaj, Donaldi ka publikuar dy këngë, “Nuk je” dhe “Picaso” në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe Romoen. Por, a do e vazhdojë edhe në vijim këtë rrugëtim dhe a është muzika fusha e re që ai do eksplorojë?

“Muzika na pëlqen, është mënyrë për të shprehur ndjenja e emocione jo profesion. Showman-et dinë të këndojnë, kërcejnë etj. Por nuk do kthehem në këngëtar profesionist”. -tha ai

Më tej, aktori u pyet se si ka vijuar jeta e tij pas daljes nga “Big Brother VIP” duke treguar se normaliteti ka nisur. Sakaq, ai nuk e ka kursyer një thumbim për ish-banorët që kanë dalë në intervista dhe kanë folur për të apo edhe situate brenda formatit. Sipas Donaldit kjo është zhurmë me provokime dhe ai nuk e do diçka të tillë.

“Normaliteti ka nisur. Ka nisur rutina e përditshme dhe saktësoj gjërat që dua të bëj. Në fillim isha shumë rrëmujë. Të gjitha kanë dalë dhe kanë folur për të gjithë. Nuk kam patur nevojë të dalë dhe të flas për njerëzit që ishin aty sepse nuk kam nevojë për vëmendjen që sjell kjo gjë. Nëse ke diçka për t’i thënë dikujt ik e thuaja nuk ke pse del në intervista e media për zhurmë me provokime. Kjo zhurmë të nxjerrë keq.”-deklaroi Donaldi.

Ai shtoi se nëse do kthehej pas do ndryshonte shumë gjëra ndonëse nuk e specifikoi diçka konkrete duke pranuar se kur je 24 orë nën vëzhgim çdo njeri gabon.

“Eksperienca ishte shumë e veçantë që të bënte të provoje limite që nuk i kishe provuar më parë dhe ndoshta nuk do i provoje kurrë në jetë. Ka gjëra që do bëja ndryshe. Por kur je 24 orë në 24 me kamera, çdo njeri gabon. Është një eksperiencë shumë e fortë. Nuk mund të mendohesh. I kam dhënë maksimumin dhe i mora maksimumin. Unë nuk jam i mërzitur që nuk fitova, por dashuria që kam marrë nga njerëzit është fitorja më e madhe.”-tha ai.

Të pyetur se kush nga vëllezërit Veshaj ka bërë më shumë vajza për të qarë, Donaldi tha se:

“Askush nuk niset për të lënduar dikë.”

Ndërsa hera e fundit që ai ka qarë tregoi se ishte:

“Kur fola me një zonjë që kishte humbur vajzën në moshë të re dhe vetë vuante nga një sëmundje e rëndë. (panoramaplus)

Të këshilluara

Cmimi i biletës për në Met Gala

New York Times raportoi se biletat për Met Gala në 2021 kushtonin 35,000 dollarë secila dhe tavolinat varionin nga 200,000 deri në 300,000 dollarë. Në të shu...

17:43

Met Gala 2022/ Gjithçka duhet të dini

Nata më e madhe e modës është shumë afër. Pas disa shtyrjeve pandemike, Met Gala 2022 do të mbahet sërish të hënën e parë të majit – vetëm tetë muaj pas ngjarje...

16:22

Katie Holmes, në lidhje me muzikatin e ri

Katie Holmes njihet jo vetëm për stilin unik të veshjes, por edhe për shijen e veçantë dhe specifike në zgjedhjen e të dashurëv. Siç e kuptuat, aktorja ka një t...

15:58

Dior për herë të parë në Korenë e Jugut

Dior për herë të parë realizoi një sfilatë mode në Korenë e Jugut, duke prezantuar koleksionin më të fundit para një audience të mbushur me të famshëm në Seul. ...

14:44

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI