Flash

Kim K dhe Pete Davidson bëjnë debutimin e parë si cift (FOTO)

Lapsi.al 1 May 2022
Kim K dhe Pete Davidson bëjnë debutimin e parë si cift (FOTO)

Kim Kardashian dhe Pete Davidson bënë së fundmi debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Kardashian kishte veshur një fustan të shndritshëm Balenciaga dhe bizhuteritë Lorraine Schwartz, ndërsa Davidson veshi një kostum të zi dhe syze dielli nga Prada për eventin.

 

Themeluesja e SKIMS dhe komediani i "SNL" fluturuan nga Los Angeles në DC opas  javës së Kardashian në gjykatë së bashku me motrat Khloé Kardashian dhe Kylie Jenner, si dhe nënën Kris Jenner, teksa u mbrojtën kundër akuzave se anuluan  sezonin e dytë për shfaqjen e Blac Chyna dhe Rob Kardashian, "Rob & Chyna".

Kim u lirua nga pretendimet për shpifje të Chyna-s të premten, por juria ende nuk ka arritur një vendim për pjesën tjetër të akuzave. Diskutimet do të rifillojnë të hënën, por avokati i familjes i tha Page Six se nuk i pret ata në gjykatë pasi shumë prej tyre do të marrin pjesë në Met Gala 2022 në NYC të hënën. Dyshja filluan të takoheshin në tetor 2021 pasi ajo mori pjesë në "SNL"./Lapsi.al

Kim Kardashian and Pete Davidson at White House Correspondents' Dinner |  PEOPLE.com

Të këshilluara

Jennifer Grey rikthehet në 'Dirty Dancing'

Së fundmi është zbuluar se aktorja , Jennifer Grey do të rikthehet për vazhdimin e "Dirty Dancing" të vitit 1987. Lionsgate mbajti një prezantim në Cinemacon...

11:20

Ndërron jetë këngëtarja, Naomi Judd

Naomi Judd, pjesë e dyshes, The Judds, ka ndërruar jetën në moshën  76 vjeçare Vajzat e saj Wynonna Judd dhe aktorja Ashley Judd njoftuan vdekjen e saj më 30...

09:49

Ndahet nga jeta aktorja Jossara Jinaro

Jossara Jinaro, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, i cili tha se aktorja ndër...

19:27

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI