Së fundmi është zbuluar se aktorja , Jennifer Grey do të rikthehet për vazhdimin e "Dirty Dancing" të vitit 1987.
Lionsgate mbajti një prezantim në Cinemacon në Las Vegas dje ku njoftuan filmin e ri së bashku me klipet e vjetra nga drama romantike.
"Jennifer Grey kthehet në Kellerman's në kapitullin tjetër," tha një zëdhënës.
Kellerman's ishte vendpushimi ku personazhi i Grei,t Frances "Baby" Houseman dhe familja e saj pushuan kur ajo u takua dhe përfundimisht ra në dashuri me kërcimin dhe Johnny Castle (Patrick Swayze).
Bota e "Dirty Dancing" u zgjerua me dy projekte të tjera të keqpritura në të kaluarën.
Në vitin 2004 u shfaq një film paraardhës i titulluar "Dirty Dancing: Netët e Havanës" që kishte shumë pak të bënte me filmin origjinal dhe e solli vendndodhjen në Amerikën Qendrore në mes të revolucionit kuban në vitet 1950.Swayze, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 57-vjeçare, u shfaq si instruktor i klasës së kërcimit. Filmi mori komente të dobëta, megjithatë kolona zanore ishte mjaft e kënaqshme.
Aludimet për pjesmarrjen e Grey në një vazhdim të mundshëm, nisën për herë të parë në vitin 2020, kur Deadline raportoi se CEO i Lionsgate, Jon Feltheimer, e përshkroi projektin si "një nga sekretet e mbajtura më keq në Hollywood".
“Do të jetë pikërisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që fansat e ekskluzivitetit kanë pritur,” tha Feltheimer në atë kohë.
Aktorja e "Ferris Bueller's Day Off" do të publikojë librin e saj të ri me kujtime "Out of the Corner" më 3 maj dhe ka hyrë në detaje rreth jetës së saj si një nga yjet kryesore të viteve 1980.
Përpara publikimit të librit të saj, ajo foli me People rreth ndërhyrjes së hundës menjëherë pas premierës së "Dirty Dancing".Pasi bëri ndërhyrjen , të cilën ajo e quajti një "anti-rinoplastikë", Grey shkoi në një ngjarje në tapetin e kuq me Michael Douglas i cili as nuk e njohu atë./Lapsi.al
