Ray J, ish-i dashuri i Kim Kardashian, ka mohuar së fundmi pretendimet e saj se Kanye West i mori atij një hard disk që përmbante pamje të papublikuara nga kaseta seksuale e çiftit në vitin 2007.
"E gjithë kjo është një gënjeshtë Nuk mund t'i lëmë ta bëjnë më këtë ,kaq e pavërtetë.Kjo gjë duhet të ndalojë. Edhe unë kam fëmijë" komentoi këngëtari i "One Wish" nën një video në Instagram të Hollywood Unlocked.
Klipi në fjalë është marrë nga episodi i fundit i serialit të ri Hulu, "The Kardashians", ku Kim shihet e përlotur teksa i shpjegon ekipit të saj se West është takuar me Ray J dhe ka marrë pamjet në emër të saj.
West më parë pretendoi se ai u takua me bashkëthemeluesin e Raycon dhe mori laptopin me pamjet në një intervistë me Hollywood Unlocked ndërsa u ankua për Kardashian dhe për lidhjen e saj me Pete Davidson.
"Si arrin të puthësh shokun me të cilin del pikërisht përballë meje, pasi unë shkova dhe mora laptopin nga Ray J vetë atë natë. ”, u shpreh ai. “E takova këtë burrë në aeroport, më pas ia dorëzova në orën 8 të mëngjesit dhe kur ia dhashë,Kim qau.E dini pse qau? Sepse përfaqëson sa shumë është përdorur ajo.”
Një përfaqësues i Kardashian ka konfirmuar se asnjë filmim i ri i seksit nuk u gjet në laptopin që West i dha gruas së tij.
“Kompjuteri dhe hard disku i mbledhur supozohej të përmbanin videon origjinale dhe çdo pamje të paparë. Pas shqyrtimit, nuk kishte asgjë seksuale , vetëm pamjet në aeroplan në rrugën për në Meksikë dhe pamjet në një klub dhe restorant në të njëjtin udhëtim.”/Lapsi.al