Flash

Frederik Ndoci: Ish gruaja lezbike dhe varësia e vajzës me drogën

Lapsi.al 30 April 2022
Frederik Ndoci: Ish gruaja lezbike dhe varësia e vajzës me drogën

Në intervistën e tij të fundit Frederik Ndoci ka bërë disa deklarata mjaft te bujshme në lidhje me jetën e tij personale.

Ai ka folur më shumë për vajzën e tij Klean me të cilën tha se ka marrëdhënie shumë te mira si dhe problemet e saj me lëndët narkotike.

Klea pati deklaruar më parë që problemet e saj me drogën të cilat nisën që në moshën 12 vjeçare.

Artisti u shpreh se kjo ishte periudha me e keqe për vajzën e tij dhe ishte shumë me fat që ajo arriti të largohej nga ky ves dhe të kishte emisionin e saj televiziv.

Gjithashtu ai është kthyer pas në kohë dhe ka folur për marrëdhënien me aktoren Sesilia Plasari me të cilën luajti në filmin “Edhe kështu,edhe ashtu”.

Ata u bënë mjaft të njohur me rolin e Andit dhe Almës dhe sipas këngëtarit mes tyre pati mjaft flirt dhe kimi edhe pse ai ishte i martuar asokohe.

Frederiku tregon se ishin dy puthje mes aktorëve të cilat nuk u bënë pjesë e filmit.

Më tej ai ka folur dhe për marrëdhënien me gruan e tij të pare dhe si ai zbuloi se ajo ishte lezbike.

“Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’. Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm”- u shpreh ai.

Frederiku shtoi se atëherë ne nuk i dinim mirë këto marrëdhënie të tilla sepse nuk ishim të edukuar rreth këtyre çështjeve.

Të këshilluara

Ozzy Osbourne infektohet me Covid-19

Sharon Osbourne  zbuloi se së  fundmi se bashkëshorti Ozzy Osbourne është  infektuar me COVID-19 në mes të një sërë çështjesh serioze shëndetësore. “Kam folu...

17:10

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI