Flash

Aksident në Mallakastër/ Goditi tre mjete të parkuara dhe një këmbësor, shoqërohet shoferi

Lapsi.al 30 April 2022
Aksident në Mallakastër/ Goditi tre mjete të parkuara dhe

Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara (dëme materiale) dhe (këmbësorin) shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet V. K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

Moti për sot, temperatura deri në 25°C

Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore gjatë paradi...

08:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI