Flash

Zelensky: Rusia po përpiqet të poshtërojë OKB-në me sulme ajrore në Kiev

Lapsi.al 29 April 2022
Zelensky: Rusia po përpiqet të poshtërojë OKB-në me

Disa sulme ajrore ruse goditën kryeqytetin ukrainas Kiev të enjten ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ishte në qytet për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Në një fjalim pas mesnate, Zelensky dënoi ngjarjen, duke e u shprehur se sulmi “tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”.

Presidenti i Ukrainës akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet të poshtërojë OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata, duke shtuar se kërkon një përgjigje të fortë.

“Sulmet ruse në qytete të tjera anembanë vendit, duke përfshirë Fastiv dhe Odesa, dëshmojnë edhe një herë se ne nuk mund të lëmë vigjilencën tonë”, tha ai.

“Ne nuk mund të mendojmë se lufta ka mbaruar. Ende duhet të luftojmë. Duhet të dëbojmë pushtuesit,” shtoi ai.

Zelensky theksoi se ishte e rëndësishme që shefi i OKB-së të vizitonte vendet e varrezave masive në Borodyanka dhe rajonin e Kievit, për të parë me sytë e tij se çfarë kishin bërë pushtuesit rusë atje.

Të këshilluara

Zjarr në Meksikë, shkrumbohen 166 shtëpi

Një zjarr i madh që ka shpërthyer prej ditësh në pjesën veriore të Meksikës së Re ka shkrumbuar 166 shtëpi, ndërsa era e fortë po përhap zjarrin në drejtim të d...

09:01

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI