Flash

Rritje e rasteve me hepatit akut në Europë

Lapsi.al 29 April 2022
Rritje e rasteve me hepatit akut në Europë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është duke u rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht në Zonën Ekonomike Evropiane. Deri më 20 prill janë regjistruar 111 raste në Britani dhe deri më 27 prill, rreth 55 raste tjera janë raportuar në 12 shtetet e Zonës Ekonomike Evropiane. Për raste të reja është raportuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Japoni. Shumica prej pacientëve janë shëruar, mirëpo një numër i tyre është dashur të bëjnë transplantim të mëlçisë.

Shefja e rregullatorit evropian, Andrea Ammon, ka thënë gjatë javës se shifra e saktë mbrapa rasteve me hepatit nuk dihet ende. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se meqë ende nuk dihet për patogjenin, rreziku për popullsinë e fëmijëve nuk mund të vlerësohet tani për tani./REL

Të këshilluara

Ethe lufte, Moldavia në gjendje alerti

Moldavia po përballet me “një moment të ri shumë të rrezikshëm”, ka thënë zëvendëskryeministri i vendit, teksa paralajmëroi se forca të paidentifikuara po kërko...

09:55

Zjarr në Meksikë, shkrumbohen 166 shtëpi

Një zjarr i madh që ka shpërthyer prej ditësh në pjesën veriore të Meksikës së Re ka shkrumbuar 166 shtëpi, ndërsa era e fortë po përhap zjarrin në drejtim të d...

09:01

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI