Flash

Avionët turq mbi Greqi, Athina vë alarmin: Bëhen gati raketat

Lapsi.al 29 April 2022
Avionët turq mbi Greqi, Athina vë alarmin: Bëhen gati raketat

Marrëdhëniet tensionuese midis Greqisë dhe Turqisë janë përshkallëzuar që prej provokimeve të mërkurës së 27 prillit, me avionët turk që fluturuan mbi qiellin grek duke shkelur kështu vijat ajrore në të paktën 20 ishuj.

Për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes në Greqi ka aktivizuar gatishmërinë duke aktivizuar sistemet kundërajrore në ishujt e Egjeut.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Themistoklis Demiris zhvilloi pasditen e së enjtes një notë protestë ndaj ambasadorit turk për numrin e paprecedentë të shkeljeve të hapësirës ajrore greke.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi se sjellja e vazhdueshme provokuese dhe delikuente turke, që cenon sovranitetin grek, është plotësisht e dënueshme dhe e papranueshme.

Ndërkohë ditën e djeshme Athina zyrtare anuloi ftesën që Greqia i kishte bërë forcave ajrore turke për të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Tiger Meet”.

Të këshilluara

Ethe lufte, Moldavia në gjendje alerti

Moldavia po përballet me “një moment të ri shumë të rrezikshëm”, ka thënë zëvendëskryeministri i vendit, teksa paralajmëroi se forca të paidentifikuara po kërko...

09:55

Zjarr në Meksikë, shkrumbohen 166 shtëpi

Një zjarr i madh që ka shpërthyer prej ditësh në pjesën veriore të Meksikës së Re ka shkrumbuar 166 shtëpi, ndërsa era e fortë po përhap zjarrin në drejtim të d...

09:01

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI