Flash

Zbulohet pamja e Margot Robbie në filmin "Barbie" (FOTO)

Lapsi.al 28 April 2022
Zbulohet pamja e Margot Robbie në filmin "Barbie" (FOTO)

Jeta në plastikë sigurisht që duket fantastike për Margot Robbie, pasi Warner Bros ngacmoi fansat e Barbie me një paraqitje të shkurtër të filmit të saj të ri.

Në një imazh të parë të publikimit të vitit 2023, të postuar në mediat sociale, aktorja australiane ka një buzëqeshje të madhe dhe me shkëlqim ndërsa kap timonin e Chevrolet Corvette rozë.

Adhuruesit e kukullës klasike do të jenë të interesuar të shohin interpretimin e studios së Hollivudit dhe sigurisht, veshjet e Barbie. Në pamjen e parë, Margot Robbie vesh një xhaketë me vija blu dhe të bardhë, e plotësuar me një rrip në kokë me pika dhe byzylyk me rruaza të trashë. Flokët e saj biondë ulen poshtë shpatullave në valëzim të relaksuar.

Imazhi u postua në Twitter nga Warner Bros. Pictures me një mbishkrim të thjeshtë: "#BARBIE 21 korrik 2023 Vetëm në kinema."

Ryan Gosling do të luajë si Ken në filmin live-action të drejtuar nga Greta Gerwig, e cila gjithashtu shkroi skenarin së bashku me Noah Baumbach. Kasti përfshin gjithashtu aktorë si Will Ferrell dhe America Ferrera.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Trendet më të bukura të Coachella 2022

Pas një pritjeje 2-vjeçare, sezoni i festivaleve është rikthyer dhe bashkë me të vijnë edhe trendet e modës dhe bukurisë. Coachella, duke qenë një nga festivale...

09:49

Vera Ora mbështet publikisht Beatrix Ramosaj

Dy ditë më parë, Beatrix Ramosaj publikoi një video në rrjetet sociale, ku kërkonte që njerëzit t’i jepnin fund bullizmit ndaj saj, familjes së saj, por edhe pe...

16:04

Këngëtari i njohur i jep fund beqarisë

Këngëtari i njohur Ne-Yo u martua me gruan e tij, Crystal Renay, të dielën në mbrëmje, dy vjet pas ndarjes së shkurtër të çiftit. Këngëtari "So Sick" dhe Cry...

16:00

Maluma nderohet me statujë dylli

Këngëtari i njohur Maluma zbuloi së fundmi statujën e tij prej dylli  në Muzeun e Artit Modern të Medellin (MAMM). “Puna që krijoi i gjithë ekipi në Madame T...

14:44

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI